Amendamentet kushtetuese të riformuluara, asgjë ndryshe në thelb

Postuar në 15 Korrik, 2020 21:23

Kryeministri Edi Rama ka provokuar së fundmi një luftë nervash me opozitën joparlamentare me idenë e listave të hapura dhe bllokimit të të drejtës për koalicione parazgjedhore. Z. Rama ngjan se është tallur më të gjithë duke synuar objektiva maksimaliste ne zgjedhje: ai pranoi marrëveshjen e 5 qershorit të cilën e miratoi sot, por zgjeroi kuadrin e reformës zgjedhore me dy propozime të reja kushtetuese të cilat i ka rakorduar me opozitën parlamentare. 

Fjala është për listat e hapura, vendosjen e pragut elektoral dhe likujdimin e koalicioneve. Për këto ndryshimet janë bërë në nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës që ndryshojnë si  më poshtë. 

 

Për koalicionet bëhet ky arsyetim: 

Nismëtarët kërkojnë përfshirjen në mekanizmin tonë ligjor të listave të hapura dhe ky proces e bën të domosdoshëm heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ky qëllim realizohet plotësisht nga përmbajtja e fjalisë së parë të nenit 2 dhe nuk është e nevojshme të përsëritet edhe në fjalinë e dytë.  

Gjithsesi për të shprehur më qartë qëllimin e nismëtarëve, propozojmë që amendamenti të riformulohet duke hequr nga fjalia e parë e paragrafit 1, të nenit 68 togfjalëshin “koalicionet zgjedhore të partive politike”.  Me këtë riformulim nuk ndryshon qëllimi i dispozitës, por ajo vetëm riformulohet më thjeshtë në aspektin teknik dhe në funksion të parimit të qartësisë së normës.  

Vetë z. Rama ka deklaruar se askujt nuk i hiqet e drejta e koalicionit por nga ky përcaktim është e qartë se koalicioni nuk mundësohet veçse me trafik deputetësh. Mbetet vetëm të shihet nëse amendimet kushtetuese do të riformulohen sërish, kuptohet nëse z. Rama e ka seriozisht këtë që po bën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.