Ti kryeministër, unë president
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje para gazetarëve bëri publike një ofertë që sipas tij i ka ardhur në mënyrë persisitente nga kryeministri Rama.
“Për një muaj e gjysmë, Rama më ka dërguar ndërmjetës: Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën”, tha Basha.
Përtej asaj që e quan pazar i ndyrë, në të cilin nuk ka pranuar të hyjë, Basha tha se qëllimi i vërtetë i hapjes së listave nga ana e maxhorancës është që të bëhen të pamundura koalicionet parazgjedhore, në mënyrë që Rama të mbajë pushtetin.
Nuk është hera e parë që mesazhe të kësaj natyre bëhen publike, sidomos në momentet kur debati politik acarohet, duke zbuluar sesi funksionon në prapaskenë politika shqiptare.
Add new comment