Morali dylekësh i socialistit

Postuar në 12 Qershor, 2020 12:07

Sot është dita e themelimit të Partisë Socialiste dhe si për çdo vit tentohet që kjo datë të celebrohet si moment i shënuar për mbarë vendin
 Në media është shfaqur Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, nga ata njerëz që sepse të jep përshtypjen se është krenar që është socialist. 
Zoti Bushati flet gjerë e gjatë, ai e cilëson PS-në si parti të madhe, përfaqësuese, me kontribute intelektuale etj.. Por që duhet të ndryshojë. 

Zoti Bushati e luan shpesh lojën e moralistit që nuk u vë asnjëherë emër konkret problemeve. Ai p.sh druhet të thotë se PS-ja sot ështe streha e sigurtë njerëzve të krimit, se qeveria e saj e shndërroi krimin në aleat, trafikun e drogës në biznes dhe se ministrat dhe kryeministri i saj mishërojnë kulturën e pabarazisë si kriter diferencimi dhe statusi. Këta zoti Bushati i nënkupton të majtë. 

Një parti mundet edhe ta flasë me vete, ta dialogojë për ato gjëra që do, të predikojë moral, por e vërteta është aty. Sikundër Shqipëria e shkallmuar nga një parti që qëndron në krye të piramidës së problemeve dhe që e ka korrupsionin ushqim politik. Ndaj morali dylekësh i Bushatit nuk i vlen sot as edhe një veterani. 

Comments

Submitted by Shkodra (not verified) on

Ditmirit nuk i shkon te beje moral, se kur ishte vete ne detyre ka bere te gjitha ato per te cilat kritikon te tjeret. Nuk hyn as te njerezit inteligjent apo qe sillen mire, me nje fjale nuk ke per cfare ta vleresosh...Po ta therrase Rama serish ne qeveri eshte i gatshem t'ia lepije kembet Rames.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.