Po bëhet edhe bota si Shqipëria e Edi Ramës
Dje në media qarkulloi kjo foto e drejtueses së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi dhe pjesëtaëve demokratë të Kongresit. Të gjunjëzuar në kujtim të George Floyd për 9 minuta, aq sa zgjati mbajtja e tij nën këmbët e Dereck Chauvin.
Çfarë do të thotë kjo shfaqje? Solidarizim me dhimbjen dhe shenjë se Amerika vetë është gjunjëzuar?
Ndoshta, por ky është një teatër që nuk u shkon më elitave politike të Perëndimit që e jetojnë demokracinë thjesht si privilegj dhe jo angazhim.
E kemi kaq familjare këtë hipokorizi universale të asaj që identifikohet si liberale në këtë botë. Shikoni Edi Ramën e gjunjëzuar në bulevardin ku u vranë 4 protestues. Teatër i neveritshëm i atyre që sot janë të krimbur në lekë, kuptohet jo për shkak të abuzimit me pasurinë. Jo. Për shkak të progresit të mahnitshëm të Shqipërisë që e morën edhe pse ata 4 vdiqën aty ku shihni të derdhë lotë, Taulant Balla, apo Erjon Braçe.
Bota po merr i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë kallpe të Edi Ramës dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese. Alarmante.
Add new comment