BE-ja dorëzohet në Bosnje. Ndërpret financimin për reformën gjyqësore
Financim për reformën në drejtësi vetëm nëse ka rezultate. Të paktën këtë në mëson shembulli i Bosnje –Hercegovinës të cilës Bashkimi Europian i ka hequr financimin për reformën, pikërisht bazuar në rezultatet e kufizuara.
Për shkak të rezultateve të kufizuara në arritjen e qëllimeve të reformës gjyqësore në vitet e fundit dhe veçanërisht në çështjet e integritetit, Komisioni Europian po rishikon mbështetjen e vet për gjyqësorin boshnjak përmes Këshullit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë në këtë vend
citon Radio Evropa e Lirë zëdhënësin e Komisionit.
Përmes një letre drejtuar kryetarit të Këshillit, Milan Tegeltija, Komisioni vë në dukje se:
ka pritur shumë gjatë për reformat në gjyqësor dhe se gjendja e sistemit gjyqësor është shqetësuese
Një pranim publik ky i dështimit të qartë në këtë vend të Ballkanit Perëndimor dhe një leksion i radhës se drejtësia nuk mund të importohet.
Në një raport të vetin të dhjetorit të vitit 2019, Reinhard Priebe që drejton një grup ekspertësh të caktuar nga KE për këto çështje sugjeronte për Bosnjen vettingun e realizuar në Shqipëri që sipas tij “ka dhënë një farë rezultati”. Mirëpo vetë ky raport i ri mes një Europe që përpiqet ta tërheqë Ballkanin drejt standardeve ndërkohë që mbështet klasat e tij të korruptuara qëndron në thelb të dështimit reciprok duke përafruar realitetin politik të shteteve të dështuara në këtë zonë të kontinentit.
Add new comment