Hajdut është akuzë penale, por është edhe BINDJE e përgjithshme
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot gjatë një replike në Kuvendin e Shqipërisë, se një nga gabimet me pasoja në vendin tonë është keqkomunikimi. Ai ka cilësuar se kori i akuzave ka shndërruar komunikimin në një formë presioni negative mbi shoqërinë duke helmuar marrëdhëniet e besimit me politikën.
Dëgjojeni kryeministrin sesi kërkon që askush të mos akuzojë hajdutë, kriminel etj., pasi kështu konsumohet një akuzë penale që duhet provuar.
Puna është se hajdut është bërë status në Shqipëri dhe jo më akuzë dhe këtë kryeministri e di fare mirë. Dhe akuza nuk ka nevojë vetëm të provohet: ajo është edhe shprehje e një pozicioni dallues që buron nga bindja jo e verbër, por nga bindja e një përvoje të përditshme në këtë vend.
Ndaj nëse kryeministri po kapet pas edukatës së lartë që paska, apo elementëve penalë të akuzës se ai, deputetët dhe qeveria janë hajdutë, le ta bëjë. Por asgjë nuk e ndërron këtë Bindje.
Add new comment