Betohet qeveria e re e Kosovës. Kryeministri Hoti flet për marrëveshje me Serbinë
Qeveria e Avdullah Hotit ka marrë sot miratimin e Kuvendit të Kosovës para të cilit ka bërë edhe betimin.
Do t’i shërbejmë popullit në këtë kohë pandemie, do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
u shpreh kryeministri i ri, Hoti.
Vetëvendosja e ka bojkotuar seancën plenare, në të cilën qeveria mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim. Në fjalën e vet kryeministri i ri ka bërë këtë deklaratë lidhur me çështjen e ndjeshme të dialogut me Serbinë:
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare është interes jetik i Kosovës. Autoritetet do ta respektojnë në plotni kushtetutën gjatë bisedimeve. Dialogu do të ketë objektiva të qarta për çështjet që duhet të dialogohen dhe do të jemi transparent. Marrëveshja do të bazohet në mënyrë reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Do të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në OKB e drejt BE-së. Ky dialog kërkon bashkërenditje dhe unitet mes institucioneve. Në dialog duhet të jemi të gjithë së bashku, sepse është në interes të të gjithëve. Së bashku duhet të jemi edhe në Kuvend ku do të bëhet ratifikimi i dialogut. Opozita duhet të ketë rol udhëheqës
Qeveria e re drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me partner AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet joshumicë. Vendimi i Kuvendit erdhi pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që mandatimi prej Presidenti Hashim Thaçi i Avdullah Hotit është brenda normave kushtetuese. Qeveria e Hotit do të ketë këtë përbërje:
Avdullah Hoti – Kryeministër
Besnik Tahiri – zv.km i parë
Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër
Albulena Balaj – zëvendëskryeministre
Goran Rakiq -zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave
Besian Mustafa – Ministër i Zhvillimit Rural
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu - Ministër i Punëve të Brendshme
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë
Selimi Selimi – Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Ministër i Ambientit
Meliza Haradinaj - Ministre e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë
Ramë Likaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Skënder Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Vesel Krasniqi - Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Dalivor Jevtiq - Ministër për Komunitete dhe kthim
Enis Kercan - ministër i Zhvillimit Rajonal
Add new comment