Rrethohet sipërfaqja e parkut pas “Sheratonit"

Postuar në 15 Maj, 2020 19:50

Ky rrethim është vendosur prej disa ditësh në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës pa një tabelë orientuese për punimet që do të kryhen mbi këtë hapësirë publike. Rrethimi zë një pjesë të konsiderueshme të parkut të madh të tiranës që është një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit që planifikojnë godina shumëkatëshe. Në media është folur prej të paktën dy vitesh për ndërtimin e 3 kullave në këtë zonë nga kompania Kastrati, qëkurse kjo e fundit bleu ish-hotel Sheraton.

TvT kërkoi një shpjegim nga drejtoresha e Agjencisë së Rekreacionit dhe Parqeve në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino, e cila sqaroi se rrethimi nuk lidhet me ndërtimin e asnjë objekti, por është një projekt i Federatës së Atletikës. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, i cili na thotë se punimet për pistën atlektike janë në fazë të përparuar. Shumë pranë rrethimit po kryhen punime edhe në objektin që është pjesë e kompleksit të Mak Albania. Brenda ambienteve shihet edhe një vinç që shërben për këtë qëllim, ndërsa pas hotelit qëndrojnë një grup vilash të ndërtuara para disa vitesh. Betonizimi i hapësirës publike është prej kthyer prej vitesh në një prej debateve kryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin e kryeqytetit.

Shpesh grupime të ndryshme të shoqërisë civile apo ambientalistëve  kanë ngritur dyshime se parku i Liqenit Artificial mund të gllabërohet nga kompanitë e ndërtimit, siç ka ndodhur në pjesë të ndryshme të këtij parku.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.