Policia Bashkiake mësyn Teatrin, aktivistët: Po provokohet vëllavrasja
Kjo në foto është letra me të cilën Bashkia e Tiranës njofton kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të saj. Dokumenti në fjalë njofton se bazuar në vendimin e qeverisë, ndërtesa nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës.
Forca të shumta të Policisë Bashkiake mbërritën pasdite te Teatri Kombëtar, ku u pritën nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit. Pas një debati me këta të fundit, ata kanë vendosur në derën e Teatrit dokumentin e mësipërm.
Aktivistët thonë se me këtë lëvizje, Bashkia po vepron në mënyrë të shpejtë sepse e di që e ka të humbur çështjen.
Ata paralajmërojnë protesta të tjera me të cilat do të kundërshtojnë çdo ndryshim lidhur me Teatrin deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Po ngjallin vëllavrasje të pajustifikuar. Ligji special dhe çështja e Teatrit Kombëtar janë çuar në SPAK. Ne do të shkojmë t’i nxjerrim zvarrë nga bashkia”, thotë regjisori Robert Budina.
“Me këtë defter bakalli duan të marrin Teatrin. Kjo është si fletë gjobe. Me këtë duan të marrin Teatrin Kombëtar. Ky është pushteti lokal i Tiranës. As dinjtet nuk ka”, tha aktori Neritan Liçaj.
Regjisori Edmond Budina u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen kauzës.
“Po i paralajmëroj, kujdes të mos derdhet gjak nga mënyra se si vijnë hajdutçe. Ju e patë, në pak minuta jemi të gjithë këtu. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, siç ju ikën mendja juve na ikën edhe ne. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen kundër këtyre njerëzve që vijnë në mënyrë të fshehtë për të përvetësuar pronën publike në mënyrë mafioze”, tha ai.
Comments
Kapitali nuk pyet per
Kapitali nuk pyet per protesta popullore, ai ka qeverine dhe shtetin me vete! E kqja e kesaj pune eshte se projekti i ri do te lere ne hije godinat perreth, pse jo edhe strukturen e bulevardit me gjithe simbolin tone historik, Skenderbeun, per ta hequr edhe ate nje dite, pasi te jete zvogluar nga ndertesat perreth.
Keta huk kane goje te flasin
Keta huk kane goje te flasin per prone se qe te gjithe e kane shperdoruar. E shnderruan kete ndertese ne bodrum. Dhe e ben vete keta artiste. Pastaj, jane qe te gjithe njerez te ardhur ne Tirane qe kurre nuk kane ngritur zerin per shkaterrimet e pronave ne mbare Shqiperine, me pyje, lumenj e bregdet.
Ky eshte shtet mafioz qe ne krye ka kriminele e hajdute, si nga PD, LSI edhe PS.
Faji yne si bashkefajtore pasive.
Mundet qe shume nga ata qe deshen te ndalonin shkaterrimin e teatrit te kene patur ne mendje pazare te tjera jo te ndershme. Por nuk duhet te vazhdojme te merremi me cfare i beri ata njerez qe te mbronin teatrin. Pyetja me e rendesishme eshte perse atyre njerezve nuk ju bashkuam ne!
Teatri mund te kete qene placke per pak artiste apo truall ndertimi per disa qeveritare. Kurse per ne ishte pjese e kultures tone. Pjese e asaj qe dhuheti tu tregonim femijeve te femijeve e breze pas brezi.
Shqiperia nuk ka monumente te vjetra kombetare - pervec disa gjerave qe i kane bere te huajt, si amfiteatrin apo xhamite por asnje objekt tipikisht shqiptar; nuk ka libra shqip te shkruar perpara Rilindjes, pervec ndonje rrjeshti fetar qe kane shkruajtur famulltaret tane ne Veri. Jo se keto gjera nuk kane ekzistuar kurre, por sepse i kemi prishur dhe djegur. Sepse historikisht kemi qene nje komb pa kuture, qe tek objektet shihnim vleren financiare dhe jo peshen historike. Si komb historkisht kemi lejuar te prishen ndertesat tona shqiptare, kemi lejuar te digjen librat tane, jemi bere bashkepunetore qe te mbyllen shkollat tona - dhe pa pike turpi kemi akuzuar pushtuesit e dhunshem perfajet tona.
Sot po shohim sesi indiferente si une e si shume te tjere, lejuam te prishet teatri i pare i shqiptareve. Vendi ku artistet me te mire shqiptare te tere koherave na bene njerez. Na aktruan e sollen Shakespeare, Brecht dhe Moliere. Dhe ku dramaturget tane me shume kurajo nxorren veprat e tyre te para.
Teatri i ri ne katet e para te nje alamet pallati, do te kete hapesire, ajer te kondicionuar - dhe sa kohe qe mbi te nuk do te ndere dikush carcafe per ti thare, mbase edhe pamje te bukur. Por nuk do te kete shpirt sic kishte i vjetri. Sepse aty nuk eshte degjuar zeri i me te medhenjve artiste qe ka nxjerre Shqiperia. Sepse aty nuk eshte pare ndonjehere e bukura, estetikja, mjeshterorja e paperdhosur e pioniereve te historise se artit teatral shqiptar.
Shume nga ne, qytetaret e shqiperise, duhet te mbajme ne ndergjegje pjesen tone ne kete krim ndaj kultures tone kombetare. Lejuam qe anadollaket tane te benin nje tjeter krim ndaj kultures tone kombetare. Nese ketyre qeveritareve nuk u vjen zor per turpin qe po u hedhin kujtimit te prinderve te tyre, une si shume te tjere duhet tu kerkoj falje te mijve, prinder e gjysher te ndershem qe te papare e te pangrene u munduan te ndertonin dicka qe te mbetej ne kete Shqiperine tone qe ha vetveten.
Add new comment