Në prag të krizës humanitare, Caritas: Të hiqen sanksionet për Libinë, Iranin, Venezuelën dhe Sirinë
Caritas Internationalis, një bashkim i 165 organizatave katolike që operojnë në 200 vende të ndryshme, ka paralajmërur se pasojat e pandemisë së koronavirusit do të jenë shumë më të rënda sesa vetë sëëmundja nëse nuk veprohet shpejt.
Pasojat e pandemisë po japin prova se mund të jenë edhe më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse sesa ndikimi i vettë virusit sidomos për komunitetet e ekspozuars që jetojnë në vendet më të varfra
është shprehur ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm Aloysius John.
Sipas tij bota mund të përballet me një krozë humanitare teksa numri i njerëzve në prag të urisë mund të dyfishohet dhe të shkojë në 230 milionë në mbarë botën.
Shifra në fjalë është përllogaritur nga Programi Botëror i Ushqimit dhe merr parasysh gjendjen ekonomike sidomos në Afrikë.
Por edhe rajone të tilla si Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia po përballen me probleme furnizimi ushqimor dhe po flitet për krizë në këtë drejtim. Nëse këto shqetësime konfirmohen atëhere ndoshta bota do të përballet edhe me një nga valët migratore më të mëdha në historinë e saj, pasojat e së cilës as mund të parashikohen.
Jemi të vetëdijshëm se jemi përpara një emergjence atipike në të cilën vende që normalisht janë mes donatorëve më të mëdhenj, janë edhe më të goditurit nga virusi.
Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përdorimi i ndihmave ndërkombëtare për t'iu përgjigjur nevojave kombëtare nuk është zgjidhja e duhur. Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të pezullojë sanksionet ekonomike ndaj Libisë, Iranit, Venezuelës dhe Sirisë për të mundësuar importin e barnave, pajisjeve mjekësore dhe sendeve që janë nevojë prioritare për popullsinë...Kjo krizë e rëndë humanitare nuk mund të ndalojë nëse nuk ndërmerren veprime kurajoze për të mbështetur komunitetet më të brishta
ka shtuar John.
Sanksionet mbahen në fuqi nga ShBA e cila deri pak përpara se të goditej nga epidemia refuzonte të pranonte të hiqte sanksionet për Iranin, i ndodhur në kushte shumë të rënda.
Add new comment