Virusi nga diku ka ikur. Ne do ta gjejmë
Duket se pandemia e koronavirusit ka katalizuar një krizë besimi jo ndaj autoritetit të ShBA-ve, pasi kjo ka kohë, por edhe ndaj aftësisë së administratës së saj për të menduar në mënyrë të kthjellët.
Të gjitha teoritë konspirative mbi virusin u formuluan nga Shtëpia e Bardhë në një shfaqje të paprecedentë për një vend që ka shkencën në krye të vendimmarrjes. Kjo u provua se ishte miopi edhe nga pikëpamja politike dhe ka çuar në një lloj izolimi si rrjedhojë e pamundësisë për të marrë seriozisht një vend të tillë. Pas tezave të prodhimit të virusit në laborator, drejtuesit ekzekutivë të ShBA qarkulluan tezën se virusi ka ikur nga laboratori. Pra nuk kemi të bëjmë me punë të natyrës, por sekret njerëzor. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi më 3 maj se ka:
të dhëna shumë të mëdha se virusi iku nga laboratori
I pyetur për idenë nëse virusi u krijua në laborator, Pompeo u përgjigj se ka shumë ekspertë që e thonë këtë. Por sot, Pompeo ka bërë një hap mbrapa, kur ka deklaruar ndër të tjera se:
Ne nuk kemi siguri. Dhe po, ka të dhëna domethënëse që virusi erdhi nga laboratori. Këto deklarata mund të jenë të dyja të vërteta. I kam thënë të dyja. Të gjitha janë të vërteta
Ndryshimi në qëndrime erdhi pas replikës kineze që kërkoi nga ShBA të publikonte të dhënat që disponon në mbështetje të kësaj teze.
Në media qarkullojnë raporte të shërbimeve sekrete, por asnjë provë nuk ka dalë për ta mbështetur një pretendim të tillë.
Kjo inkoherencë është një kurs përplasjeje me autoritetin e Amerikës, besueshmërinë e saj dhe nevojën e qartë për një alibi justifikuese për atë që po ndodh aty me koronavirusin.
Duket se administrata e Trump do të bëjë gjithçka – përveç luftës – për të imponuar apo përhapur versionin se ajo nuk ka asnjë përgjegjësi. Mohimet në konferenca për shtyp janë bërë standardi i saj dhe këtu ne na kujtohet Mathew Palmer, Richard Grenell që kalojnë këtej nga Ne dhe gënjejnë pa problem.
Bëni zgjedhjet pastaj ankohuni në Gjykatë Kushtetuese! Palmeri ky. Ku është Gjykata Kushtetuese z. Palmer apo ç’punë ke ti?
Nuk është folur për ndarjen e Kosovës! Grenell ky. Po a merret seriozisht një diplomat si ai? A merret seriozisht një administratë që rekomandon injektimin e dizifektantëve dhe pastaj shton se ishte shaka?
Duhet marrë shumë seriozisht se zararin e ka të madh.
Add new comment