Samiti gjeopolitik i Zagrebit: Ndihma e BE-së për Ballkanin Perëndimor meriton njohje publike
Samiti BE-Ballkani Perëndimor i quajtur si Samiti i Zagrebit(fotoja është ilustruese) ka miratuar një draft-deklaratë të përbashkët përmes së cilës ka riafirmuar qëndrimin europian për perspektivën e rajonit tonë. Duke bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet, samiti ka theksuar si ilustrim të këtij objektivi ndihmën europiane për Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë së koronavirusit.
Fakti që kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim shkon përtej gjithçkaje që ndonjë partner tjetër ka ofryar për rajonin meriton njohje publike
thuhet në draft-deklaratë.
Po kështu në dokument vihet në dukje dhe njihet mbështetja që Ballkani Perëndimor i dha fqinjëve europianë çka nënkupton kontributin e Shqipërisë dhe Serbisë për Italinë. Mbetet për t'u parë në këtë kuadër nëse ndihma jonë ka qenë e sugjeruar nga zyrtarë europianë si dëshmi solidariteti dhe nevojë politike për të mbajtur Ballkanin në valle, apo ishte siç u shpreh kryeministri Rama një ide e tij.
Në draft-deklaratë ndihma e dhënë nga BE për rajonin vihet në terma krahasues me ndihma nga vende të tjera si Kina, Turqia apo Rusia, duke zbuluar kështu se BE-ja e ka kuptuar më në fund se nuk duhet të mungojë në rajonin tonë. Me këtë rast samiti kka ftuar Komisionin Europian që të paraqesë një plan të mirëfilltë investimesh në rajon.
Në finale samiti ka apeluar që vendet e rajonit të vazhdojnë me zbatimin e reformave në fushën ekonomike dhe të ligjit, aty ku edhe qëndrojnë problemet kryesore të tij. Një hap afër pra me BE-në, por që nuk mjafton.
Add new comment