Pandemia e CoVid-19/Los Angeles, testim për të gjithë dhe falas
Los Angeles në ShBA ka vendosur të ndryshojë strategji në përballjen me epideminë e koronavirusit. Kryebashkiaku Eric Garcetti ka deklaruar menjëherë pasi u njoftua rritja më e madhe ditore e të infektuarve se që nga këtej e tutje testimi do të jetë falas dhe do kryhet për të gjithë banorët.
Deri më tani ndiqej strategjia e testimit të personave me simptoma ndërkohë konteja e Los Angeles numëron 48 000 të prekur dhe 1900 të vdekur nga CoVid-19.
Shteti i Kalifornisë ka vendosur mbylljen e plazheve, por vendimi nuk është respektuar.
Add new comment