49 ditë në karantinë, 7 tamponë...sërish pozitiv
7 tamponë dhe sërish pozitiv me CoVId-19. Zyrtarisht quhet i sëmurë, praktikisht nuk ka më asnjë simptomë. Ky është rasti i një kryebashkiaku në provincën e Kremonës në Itali, Diego Vairani që ndodhet në izolim për 49 ditë. Pra që nga 9 marsi kur rezultoi pozitiv nga tamponi i parë. Një dramë më vete jo vetëm personale, një pasojë e paparashikuar e një infeksioni që “nuk ka” rregull. Vairani thotë se jeton në izolim në shtëpi me bashkëshorten dhe vajzën. E shoqja rezulton pozitive me 8 tamponë, kurse vajza rezulton negative.
Një shembull i qartë që na thotë se asnjë prej të sëmurëve nuk duhet stigmatizuar pasi siç po shihet një i infektuar me simptoma është më pak i rrezikshëm se një asimptomatik.
Mbi të gjitha është shumë e vështirë psikologjikisht
shprehet ai.
Çfarë ndodh në këtë rast? Asgjë, tampon i radhës më 30 prill ose 4 maj. Në pritje. I sëmurë, por pa asnjë simptomë. Kur thoshim shpesh se njerëzit janë bërë më pak socialë, ndoshta gabonim rëndë. Sot të duhet të karantinohesh dhe befas kupton sesi raporti i vërtetë nuk është me njerëzit, por me natyrën dhe ato gjëra që kalojnë si pa u vënë re për shkak të përditshmërisë sonë.
Add new comment