Në Gjermani protestohet kundër masave kufizuese
Në Gjermani është prorestuar kundër karantinës së vendosur nga qeveria me rastin e pandemisë së CoVid-19. Në Berlin dhjetëra protestues dolën në shesh me thirrjen: “Dua të më riktheni jetën time", krahas pankartave të tilla si “Mbroni të drejtat kushtetuese", “Liria nuk është gjithçka, por pa Lirinë gjithçka është asgjë".
Sipas policisë gjermane janë arrestuar më shumë se 100 persona, ndërkohë që u verifikua se protestuesit mbanin distancë mes tyre duke respektuar paradoksalisht kërkesat e qeverisë për distancim social.
Gjermania konsiderohet sinnjë vend që e ka menaxhuar shumë mirë pandeminë e koronavirusit me shumë pak vdekje dhe një kufizim relativ krahasuar p.sh me Italinë që nga 17 marsi.
Protestuesit mendojnë se koronavirusi përfaqëson një mundësi dhe përpjekje për të kapur më shumë pushtet përmes frikës, duke cituar gazetën “Rezistenca Demokratike", sipas të cilës në.mbarë botën janë 127 mjekë që vënë në pikëpyetje nevojën e masave të karantinës.
Protesta është konsideruar e paligjshme, pasi për të nuk ishte dhënë leje.
Add new comment