Zvicra hap shkollat fillore më 11 maj: Fëmijët nuk janë përçues të infeksionit
Zvicra ka vendosur të hapë shkollat fillore më 11 maj. Lidhur me këtë fakt në ekipet e specialistëve të mjekëve infeksionistë në Zvicër po dominon mendimi se fëmijët nuk janë përçues të infeksionit.
Fëmijët, me shumë siguri, nuk janë përçues të kësaj epidemie. Sihurisht ka fëmijë që janë infektuar, kryesosht nga prindërit e tyre. Por fëmijët nuk janë vektorë dhe nuk janë të goditur nga virusi
është shprehur Daniel Koch, një nga figurat kryesore të qeverisë zvicerane në përgjigjen ndaj pandemisë.
Ky konsiderohet një hap i guximshëm nga espertë të tjerë që thonë se nuk ka të dhëna të plota për këtë menim. Të dhënat që e favorizojnë një vendim apo qasje të tillë janë më së shumti statistikore: konkretisht në Zvicër vetëm 859 njerëz janë infektuar nga CoVid-19 nën moshën 20 vjeç nga 28 100 që janë në total. Në shifrat 2-3% të të infektuarve rezultojnë të jenë fëmijë apo adoleshentë edhe në vende të prekura rëndëi si ShBA, Italia dhe Spanja. Një shembull në mbrojtje të kësaj qasjeje është edhe ai një 9 vjeçari në alpet franceze që ndonëse pozitiv dhe ndonëse kontaktoi 170 persona nuk e transmetoi tek askush.
Megjithatë ka dyshime se ka një nënraportim të madh për shkak se është verifikuar se fëmijët nuk shfaqin simptoma.
Add new comment