Vuçiç ndërron me 180 gradë: Mirënjohës BE-së për ndihmën. Destinacioni ynë është Europa

Postuar në 24 Prill, 2020 16:34

Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronabirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve dhe pastaj CoVid-19

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç pas një takimi me ambasadorë të BE-së. Jo vetëm kaq, por Vuçiç ka shtuar se Serbia i ka ofruar asistencë edhe BE-së. 

Ne kemi ofruar mbështetjen tonë dhe përderisa kemi më shumë pajisje mbrojtëse madje edhe disa respiratorë ne mund t’i dorëzojmë ndonjë vendi anëtar të BE-së brenda 12 orve nëse do të ketë nevojë

shtoi ai. 

Lidhur me politikën e zgjerimit ai ka deklaruar se Serbia mbetet e përkushtuar në integrimin europian dhe se ajo kërkon një proces transparent. Madje sipas Vuçiç, Bashkimi Europian mbetetet destinacioni i dëshiruar i Serbisë. 

Ky është një qëndrim 180 gradë i ndryshëm në krahasim me rreth një muaj më parë kur në fillimet e epidemisë, Vuçiç u shfaq i nervozuar dhe i frikësuar për shkak të refuzimit që BE-ja i kishte bërë kërkesës serbe për pajisje mjekësore, veçanërisht respiratorë. Presidenti serb deklaroi atëherë se Serbia do të shohë nga Kina dhe Rusia, që kanë qenë përherë pranë saj. Sot kjo qasje ka ndryshuar për arsye që në Ballkan kuptohen lehtë. 

Comments

Submitted by Komentuesi (not verified) on

Vetem ca dite me pare perfaqesuesi i BEse, Borrel, kritikoi Serbine. Ne nje koment ai permendi se si, edhe perkunder gjithe ndihmes qe EU ia jep Serbise, gjate vizites se tij atje pati mundesine te shifte vetem falenderime per Kinen. Me te pare kritiken ne drejtim te tij, Vucic normalisht qe e ka nderruar menjehere qendrimin.

Kur ta mendosh, nuk eshte se ka ndonje qendrim. Kur te merret me mend se ka kaluar gjithe ate kohe ne anen shoviniste te politikes ne Serbi dhe vazdhimisht ka luajtur me karten e Rusise e Kines, nuk se i ka munguar "zelli" per te ndryshuar qendrim. Kritika nga Borrel e BE-se sigurisht e dha efektin e vet, ani se keto kritika jane te pakta dhe te vona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.