Duka: Informalitet ka kudo, nuk e ka penguar njeri qeverinë të kontrollojë

Postuar në 02 Prill, 2020 15:57

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilëson të padrejtë mospërfshirjen  e sektorit të sportit në paketën e ndihmës së qeverisë. Në një intervistë me Skype për TvT, Duka tha se kërkesa për mbështetje është ngritur edhe më parë, por nuk ka gjetur përgjigje nga qeveria.   

Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim?”, tha ai.  

Sa i takon informalitetit, Duka tha se sporti nuk është fusha e vetme ku ai është shtrirë.

Nuk e ka ndakuar askush qeverinë të kontrollojë deklarimet. Informaliteti në Shqipëri nuk është vetëm në futboll, është kudo. Retail është 70% informal”, tha ai.

Duka tha më tej se FSHF do të përpiqet të përballojë krizën, por mbështetja e qeverisë është e nevojshme.

Ne mundësitë i kemi, do të jemi pranë klubeve dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli. Do t’i mbështesim. Ne nuk kemi buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase kryeministri do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët”, tha ai.

TvT

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Logjika s'kemi faj ne qe vjedhim, por kane ata qe s'na kapin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.