Karantina 1 drejt fundit. Si do të zgjidhet problemi i fëmijëve?
Për disa ditë afron data 3 prill që nga qeveria shqiptare është shpallur si fundi i karantinës. Siç po duket kjo periudhë kufizimesh do të shtyhet edhe më tej.
Situata në fjalë po rëndon një marrëdhënie të gjerë pune pa marrë një përgjigje të përshtatshme. Në ditët e para të karantinës, qeveria vendosi që të miratonte një VKM, sipas të cilës një nga prindërit e familjeve do të qëndronte në shtëpi për mbajtjen e fëmijëve kundrejt një pagese të siguruar.
Dhe në fakt për 15 ditë një gjë e tillë u zgjidh. Mirëpo tani po afron fundi dhe ngjan pak e vështirë që kjo marrëdhënie të rregullohet sërish me vendim qeverie.
Problemi këtu është themelor: karantina po interferon në rendin ekonomik dhe stabilitetin minimal të të vetëpunësuarve apo njerëzve që mbyllin muaj me të ardhura vetëm nga paga.
Le të marrim një shembull fare të thjeshtë. Bllokimi i transportit publik pezullon lëvizjen e shumë njerëzve që kryejnë punë bazike si p.sh dado fëmijësh, ndërkohë që të dy prindërit duhet të jenë në punë. Kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura dhe do të qëndrojnë të mbyllura. Si do të veprohet në këto kushte? Ngjan një problem i vogël, por nuk është i tillë dhe kërkon patjetër një përgjigje.
Add new comment