Teoritë konspirative mbi koronavirusin janë thjesht lajme të rreme
Më 24 janar, “Washington Times” citonte Dany Shoham, i cili ngriti mundësinë që koronavirusi të ishte krijuar në Vuhan, në Institutin e Virologjisë në Provincën Hubei, ku nisi epidemia. Shoham është një studiues në Qendrën Begat-Sadat për Studime Strategjike në Universitetin Bar-Ilan dhe ish-kolonel në departamentin e kërkimeve të Inteligjencës Ushtarake, ku ka studiuar luftën kimike dhe biologjike.
"Në parim, dalja nga laboratori e virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, ose si një infeksion i pa vënë re brenda një personi që normalisht del nga objekti në fjalë", tha Shoham për “Washington Times”. "Ky mund të ishte rasti me Institutin e Virologjisë Vuhan, por deri më tani nuk ka prova ose tregues për të tilla".
Ai vuri në dukje se instituti i virologjisë funksiononte nën kujdesin e Akademisë së Shkencave Kineze, por disa nga laboratorët e tij "kanë lidhje me PLA ose elementë të lidhur me BË brenda institucionit kinez të mbrojtjes" - PLA është ushtria kineze; BW janë armët biologjike.
Bazuar në vërejtjet e tij, avokati amerikan Larry Klayman, një aktivist republikan i krahut të djathtë, një paditës serial - ai dikur ka hedhur në gjyq nënën e tij - ngriti një padi në gjykatën federale kundër qeverisë kineze për 20 miliardë dollarë. Me sa dihet, Shoham është i pari dhe një nga të paktët vëzhgues që ngre hipotezën se një rrjedhje ose një aksident pune ka nxjerrë jashtë koronavirusin. Asnjë burim zyrtar, shërbim inteligjence apo institut i fshehtë i kërkimit biologjik nuk e ka bërë një vlerësim të tillë.
Shumica e ekspertëve besojnë se ky është një virus natyror, jo që është gjeneruar në një laborator. Ata pranojnë tezën e virologëve kinezë, të cilët një ditë para se të botohej intervista e Shohamit, njoftuan se ata kishin zbërthyer kodin gjenetik të virusit përgjegjës për pandeminë aktuale. Hulumtimi për kodin tregoi se ky virus është i lidhur me atë që shkaktoi epideminë SARS dhe është e ngjashme me atë që shkaktoi MERS, që u përhap nga devetë.
Sipas ekspertëve, burimet e infeksionit të koronavirusit ishin lakuriqët dhe gjarpërinjtë që u shitën në tregjet e ushimeve të detit në Kinë. Sipas këtij vlerësimi, virusi pësoi një mutacion para se të infektonte njerëzit. Disa studiues besojnë se virusi e ka origjinën te pangolina, një kafshë e zakonshme në Azi. Por këto shpjegime shkencore nuk i kanë ndalur spekulimet e pabazuara që kanë përhapur teoritë e konspiracionit.
Pasqyrimi i mediave
Përhapja e supozimeve, gënjeshtrave dhe teorive të komplotit pa baza, nuk është fenomen i ri, por është bërë shumë më i përhapur në epokën e internetit. Gjatë dekadës së kaluar, veçanërisht që nga zgjedhja e Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, dhe rritja e neo-populizmit, ajo është kthyer në njëfarë mode. Edhe njerëzit e shquar, që me sa duket supozohet se i mbështesin argumentet e tyre në logjikë dhe të dhëna shkencore, herë pas here bien pre e teorive të komplotit për të shpjeguar zhvillimet politike dhe kulturore. Kjo paranojë ka infektuar mënyrën sesi media po e pasqyron situatën e koronavirusit në Izrael dhe gjetkë.
Shumica e admiruesve të teorive të komplotit e akuzojnë Kinën se ka përhapur virusin për të shembur ekonominë botërore, veçanërisht atë të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të marrë lidershipin botëror. Nga ana tjetër, në Kinë qeveria hodhi poshtë një pretendim të Shteteve të Bashkuara sipas të cilit virusi është krijuar në laboratorët e saj ushtarakë në Fort Detrick në Maryland, ku në të kaluarën janë zhvilluar viruse, toksina dhe baktere për luftën biologjike. Sipas kësaj logjike konspirative, amerikanët synuan të dëmtojnë ekonominë kineze, në luftën tregtare të Trump.
Megjithatë, të gjitha këto fusin ujë. Javën e kaluar, revista “Nature” raportoi për një studim të institutit Scripps në Kaliforni, i cili thoshte: "Analizat tona tregojnë qartë se SARS-CoV-2 nuk është ndërtuar në laborator apo të jetë një virus i manipuluar me qëllim." Kodi gjenetik i koronavirusit është shumë i ngjashëm me virusin SARS, megjithatë ekziston ende një ndryshim i vogël midis tyre. Simulimet kompjuterike treguan se këto ndryshime gjenetike nuk e bëjnë koronavirusin Covid-19 më infektiv.
Studiuesit gjithashtu arsyetojnë se "nëse dikush po përpiqej të krijonte një koronavirus të ri si patogjen, do ta ndërtonte atë nga shtylla kurrizore e një virusi, i njohur se shkakton sëmundje", që nuk është e vërtetë për COVID-19. Natyra duket se është më e zgjuar, pasi virusi gjeti një mënyrë për të ndryshuar në një mënyrë më efektive.
Unë gjithashtu kontaktova një ekspert izraelit për këtë çështje. "A mendoni vërtet se dikush do të zhvillonte një virus për të vrarë njerëz mbi 70 vjeç?" tha eksperti, i cili kërkoi të mbetej anonim.
Poliomieliti në shitje
Lufta biologjike - përdorimi i toksinave, baktereve, viruseve dhe më shumë për të plagosur ose të vrarë njerëz dhe kafshë - ka qenë të pranishme që në fillimet e historisë. Në shekullin XIV, luftëtarët mongolë ua hodhën armiqve kufomat e shokëve të tyre që vdiqën nga vdekja e zezë.
Në vitin 1763, britanikët u përpoqën të përhapnin linë te amerikanët vendas. Në shekullin XX, shumë ushtri dhe agjenci të inteligjencës përdorën armë biologjike; për shembull, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Japonia kreu eksperimente mbi robër lufte dhe sulmoi Kinën me armë bakteriale. Ka edhe shumë shembuj të tjerë. Shumica e vendeve janë nënshkruese të dy konventave për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, grumbullimit dhe shpërndarjes së armëve biologjike dhe kimike. Izraeli ka nënshkruar konventën e armëve kimike, por nuk e ratifikoi atë, dhe ka refuzuar të nënshkruajë konventën e armëve biologjike.
Ka edhe vende që janë nënshkruese të të dy konventave, por që nuk u përmbahen plotësisht atyre. Për epidemiologët dhe specialistët e shëndetit publik, virusi i lisë është qartë pjesë e një skenari më të madh makthi. Vite më parë, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se kjo sëmundje ishte mposhtur. Njerëzit tani nuk janë të vaksinuar kundër saj, për më tepër që ai është një virus veçanërisht vdekjeprurës me shkallë vdekshmërie deri në 30 për qind. Disa vjet më parë, disa vende përfshirë Izraelin e rinovuan stokun e tyre të vaksinave të lisë.
Një fushë tjetër që ka fituar popullaritet vitet e fundit dhe që mund të dëshmohet po aq problematike është biologjia sintetike “bëje vetë”. Në 2002, me ndihmën e një granti nga Pentagoni, Universiteti Stony Brook në Nju-Jork zhvilloi një virus sintetik poliomieliti. Por ka njerëz që përpiqen të zhvillojnë viruse në laboratorët privatë – mund t’i quani ata laboratorë piratë, nëse dëshironi. Ato veprojnë pa rregulla mbikëqyrëse dhe rregulla sigurie, zakonisht për qëllime tregtare dhe financiare, dhe marrin materiale biologjike në tregun e hapur.
Në vitin 2002 u zbuluan disa laboratorë piratë që prodhojnë virusin. Këta biologë “bëje vetë” mund të krahasohen me hakerat kompjuterikë. Disa kanë qëllime kriminale dhe kërkojnë përfitim financiar ose thjesht duan të shkaktojnë dëm, ndërsa të tjerët e bëjnë atë për të riparuar shkeljet dhe gabimet e sigurisë.
Në fushën e hulumtimeve biologjike jopirate, 50 laboratorë në të gjithë botën kanë sigurinë më të lartë, përfshirë Institutin e Izraelit për Kërkime Biologjike në Nes Tziona, dhe qindra laboratorë të tjerë që gjithashtu kanë një rekord solid, megjithëse me siguri jo aq të lartë sa të parët. Këtë javë e pyeta Shohamin nëse ai kishte ndryshuar mendje në dritën e studimeve që janë botuar muajt e fundit. "Deri tani nuk ka ende gjetje pa ekuivoke që na tregojnë qartë se cili është burimi i virusit", tha ai.
Tani mund të presim vetëm të shohim nëse teoricienët e komplotit citojnë edhe një herë fjalët e tij për të çuar më tej kauzën e tyre. Sido që të jetë, është e qartë se kur diskutohen rrethanat që çuan në shpërthimin e koronavirusit, nuk ka njerëz bindës që tashmë e kanë mbledhur mendjen se këto teori nuk kanë bazë
Haaretz
Përgatiti: Gazmira Sokoli/ TvT
Comments
Derisa te gjindet nese ka
Derisa te gjindet nese ka dale nga laboratori apo u injektua direkt nga kafshet tek njeriu, gje qe s'ka per tu gjetur kurre, sepse keto jane sekrete te sigurise se larte, (rrjedhje nga pakujdesia eshte pak per ta besuar), ka rrezik te dale serish ndonje virus tjeter, ndaj duhen bere tashme plane me te mira mbrojtje, dhe jo keshtu ne forma kaotike, si tani.
Add new comment