Turqia ndihmon ShBA me 500 mijë kite testimi për CoVid 19

Postuar në 23 Mars, 2020 01:25

Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet turke janë shprehur se kërkesa ka ardhur nga pala amerikane e cila është gjetur e papërgatitur ose ka neglizhuar kërcënimin nga pandemia aktuale. 
Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca që ka shtuar se Turqia po mendon të arrijë në 15 mijë testime ditore për popullsinë e vet. 
Po kaq kite u dërguan në formë dhurate në ShBA nga miliarderi kinez, Jack Ma pasi Kina kaloi fazën e emergjencës në Hubei. 

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

C'fare lajmesh kerkon zoteria juaj qe redaksia tua plotesoj deshiren?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ta japi lajmin jo gjysmak por te plote zotrote. E di qe te rreh ne gji zemra turke prandaj je kaq i ndjeshem.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lajmi eshte i plot. Ashtu sic e postuar agjencia Reuters dhe usanews.com. Por kur ushqehesh ne canak te kishes, cdo lajm proturk eshte helm ne osofagun tend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.