Reuters: BE miraton hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Agjencia “Reuters” njofton sot se Bashkimi Europian ka vendosur hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Agjencia shton se drafti i propozimit është miratuar në mënyrë unanime nga 27 anëtarët e bllokut.
Po kështu Hollanda dhe Franca kanë zbutur tonet e qëndrimeve të tyre ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi pritet të merret këtë javë dhe duhet thënë se ky është një lajm i mirë në kohët që jetojmë. Vendet kandidate kanë të drejtën e aplikimit për fonde nga paketa e ndihmës akorduar nga Banka Qendrore Europiane.
Add new comment