Fotolajm/Në Qom të Iranit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/03/GettyImages-1207508005-iran-coronavirus-1584480321_2020_03_21_16.jpg?itok=LyEu8TBJ)
Një foto që ilustron kohën tonë, më saktë atë që do të jetë koha jonë nga këtej e tutje. Në Iran duket se po bëhet batërdia nga pandemia dhe askush nuk po do të dijë më. Sanksionet e kanë gjunjëzuar Teheranin zyrtar në këtë përballje që duket se do të ketë kosto marramendëse dhe të paprecedentë në histori.
Elita iraniane po goditet si në asnjë vend tjetër nga pandemia me vdekje të liderëve fetarë, politikë dhe parlamentarëve. Raportimet nuk janë të besueshme. Ka zëra që flasin për shumëfish vdekje nga ajo që raporton Teherani, i vendosur nën sanksione, pa mundësi financiare dhe mbi të gjitha pa kompetencën e duhur në këtë përballje.
Administrata Trump deklaron se sanksionet nuk frenojnë ndihmë humanitare, mirëpo një pretendim i këtillë po përballet me kritika.
Add new comment