Cila karantinë?

Postuar në 21 Mars, 2020 15:19

Pamjet e sotme në Tiranë kur me mijëra qytetarë vërshuan në Pazar dhe në rrugë provojnë sesa zgjidhje e sforcuar dhe e paqëndrueshme është karantina masive. Ajo po prodhon një ritual që nuk respektohet, nuk kuptohet për çfarë është vendosur dhe po mbivendos pasigurinë ndaj frikës pasive ndaj virusit dhe pandemisë.

Karantina e suksesshme e Kinës është një sprovë thuajse e pamundur gjetkë dhe vendos në krizë të jashtëzakonshme mbijetesën e qindra milionë njerëzve. Vendimi i qeverisë shqiptare në këtë drejtim është në vazhdën e këshillave të institucioneve ndërkombëtare, por nëse ne jemi ashtu siç thotë z. Rama, Vetëm në këtë luftë, na duhet ta shqyrtojmë mirë edhe vetë se çfarë do të bëjmë.

Ka disa zëra që na thonë se karantina nuk është zgjidhja.

Larry Brilliant, epidemiologu që ndihmoi në zhdukjen e lisë shprehet së fundmi se:

Modeli kinez do të jetë shumë i vështirë për ne që ta ndjekim. Ne nuk do t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Por modeli i Koresë së Jugut është ai që mund të ndjekim. Fatkeqësisht, ai model kërkon të bësh numrin proporcional të testeve që ata bënë - ata bënë një çerek milioni. Në fakt, deri në kohën kur Koreja e Jugut kishte bërë 200 000 teste, ne ndoshta kishim bërë më pak se 1 000....

Virologu i Caltech, David Ho:

Cilat janë masat efektive dhe të qëndrueshme? Kjo është një pyetje që ne si shoqëri duhet të merremi. Ne duhet të blejmë kohë në mënyrë që gradualisht shoqëria të fitojë një shkallë imuniteti. Unë mendoj se CoVid19 mund të bëhet një fakt i jetës sonë derisa shkenca t’ia dalë siç ka bërë në epidemitë e së shkuarës

John P.A. Ioannidis i universitetit të Stanford:

Në skenarin më pessimist nëse koronavirusi infekton 60% të popullsisë globale dhe 1% e të infektuarve do të vdesin kjo do të përkthehj në 40 milionë vdekje që afrohet me pandeminë e 1918-ës. Mund të shpresohet se njësoj si në 1918-ën jeta do të vazhdojë. Në të kundërt, me karantinimin e zgjatur me ma, pse jo vite, jeta ndalon në përmasa të mëdha, pasojat afatshkurtra dhe afatgjata janë tërësisht të panjohura dhe miliarda, jo thjesht miliona, jetë janë në pikëpyetje

Pyetjes sesi do të dilet nga kjo situatë askush nuk i jep përgjigje. Pyetjes se cila është zgjidhja asksush nuk i jep përgjigje.

Askush nuk e ka përcaktuar ende natyrën e virusit, ai është ende i paprezantuar me njerëzimin. Nëse është një virus i ngjashëm me HIV AIDS që merret nga komunikimi, ky do të ishte problem shumë serioz. Deri më tani janë deklaruar shuëm të shëruar, po asnjë raport nuk ka garancinë se thotë të vërtetën.

Në këtë kuptim masat që po merren janë reflektive dhe jo të analizuara. Ato bien në kontradiktë me sqarimin mjekësor se 60% e njerëzve do të infektohen dhe se pra koronavirusi do të bëhet pjesë e jetës sonë, atëherë është e qartë se karantina është e fundit që duhet marrë në konsideratë. Ajo qysh tani kja provokuar dëme të mëdha psikologjike dhe ka krijuar një shpërthim serioz në ekuilibrin social duke apeluar për desocializim në një botë që e ka mënyrë funksionimi socializimin.

Për sa i përket Shqipërisë ajo ka fatin e mirë dhe të keq në këtë luftë. Të mirë sepse ndodhet afër vendeve që herët apo vonë do ta fitojnë këtë betejë me shkencën e vet, që kanë mundësi financiare për ta ndihmuar edhe atë. Por fatin e keq sepse edhe njëherë kjo pandemi e gjen Shqipërinë viktimë të vetes dhe hajdutërisë që i ka hipur në qafë.

Zoti Rama ka nevojë të marrë vendime të një lloji tjetër nga këto që po merr. Karantina nuk funksionon me gaz lotsjellës, pasi kështu duke mbyllur një problem happen 10 të tjerë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E di dhe bufi, Shqiperia nuk mund te marre as modelin kinez e as ate koreano-jugor! Shqiperia nuk mund te organizoje as furnizimin e popullsise me ushqime, as te kryeje me mijra teste per virusin, as ka maska te mjaftueshme, as ka dezifenktante, s'ka as qendra spitalore izolimi dhe mjekimi, pervec spitalit infektiv. Shqiperia zbaton vetem skema shou, ku i pari i shtetit Edi Rama nxjerr ushtrine dhe policine ne rruge, per te treguar se ai eshte i pari dhe gati i vetmi qe mendon seriozisht per situaten! Justifikimi i radhes, me paksa dhune!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.