Zgjidhja nuk është vetëm karantina. Përkundrazi, ndoshta po krijohet një problem i ri

Postuar në 14 Mars, 2020 14:18

Në luftën kundër koronavirusit janë dalluar dy modele: modeli kinez dhe ai koreanojugor.

Modeli kinez, i adoptuar së fundmi edhe nga Italia konsiston në karantinim total të lëvizjeve njerëzore dhe ekonomisë. Ai u provua në Kinë si i suksesshëm në frenimin e përhapjes por si model ai ka një problem themelor: ka kosto të jashtëzakonshme për vende me ekonomi të varfër dhe që janë demokracia. Kosto që për një kategori sociale mund të rezultojnë shkatërrimtare.

Modeli koreanojugor ka provuar të jetë edhe më i suksesshëm – deri më tani – në mbajtjen nën kontroll të epidemisë, por sidomos në numrin e ulët të viktimave. Ky model nuk udhëhiqet nga parimi i karantinës por i kontrollit intensiv për të dyshuar.

Pa dëmtuar parimin e një shoqërie të hapur dhe të hapur, ne rekomandojmë një sistem përgjigjeje që bën bashkë pjesëmarrjen vullnetare të publikut me aplikime kreative të teknologjisë së përparuar. Masat konvencionale dhe shtrënguese të tilla si bllokimet e zonave të prekura kanë pengesa duke minuar frymën e demokracisë dhe tjetërsimin e publikut që duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në përpjekjet parandaluese. Pjesëmarrja e publikut duhet të sigurohet përmes hapjes dhe transparencës

u tha gazetarëve zëvendësministri i Shëndetësisë i Koresë së Jugut, Kim Gang-lip.

Koreja e Jugut ka qenë proaktive në dhënien e informacionit të nevojshëm në mënyrë që qytetarët të jenë të sigurt, duke përfshirë dy herë njoftime ditore për media dhe alarmet e urgjencës të dërguara me telefon celular për ata që jetojnë ose punojnë në rrethe ku janë konfirmuar raste të reja. Ajo ka kërkuar nga kushdo të shkarkojë aplikacion për vetëkontroll, ka shpërndarë kite kontrolli dhe ka kërkuar që kushdo që ka shenja të njoftojë.

Kontrolli intensiv ka çuar në gjurmim më të mirë të pacientëve të dyshuar duke mos e lënë kontrollin në funksion të simptomave.  Detaje në lidhje me historitë e udhëtimit të pacientëve të konfirmuar janë gjithashtu në dispozicion në faqet e internetit të pushtetit lokal, ndonjëherë me publikim të vendbanimit të një pacienti ose punëdhënësi, i cili mund t'i bëjë ata të identifikueshëm individualisht, duke çuar në shqetësime në lidhje me intimitetin.

Është shumë e rëndësishme ruajtja e higjienës. Korano-jugorët rrallë dalin pa maskë në fytyrë, ndërsa në një pjesë të madhe të ndërtesave lexohet "Nuk mund të hysh pa maskë”. Punëtorët e restoranteve dhe stafi i shitjeve me pakicë mbajnë maska ndërsa u shërbejnë klientëve. Koreja e Jugut ka aplikuar masa të reja, përfshirë rreth 50 stacione testimi në të gjithë vendin, ku duhen vetëm 10 minuta për të bërë të gjithë procedurën. Rezultatet e testimit dalin brenda orësh. Këto teste në vende të tjera kushtojnë, por në Korenë e Jugut janë falas. Sipas ekspertëve, kapaciteti i lartë testues i ka dhënë vendin mundësinë të identifikojë shpejt pacientët e prekur dhe t’i minimizojë efektet. Shifrat flasin vetë në favor të modelit Korean që përveç numrit më të ulët të viktimave ka optimizuar edhe kërkesën për ruajtje të ekuilibrit social. Autoritetet nuk mohojnë se kjo luftë vjen edhe si pasojë e përvojës me SARS  dhe MERS.

Modelet në fjalë duket se dallojnë në themele nga njëri-tjetri dhe reflektojnë dy tipologji që lidhen ngushtë me funksionimin e pushtetit. Shqipëria e Edi Ramës nuk mund të mendohej se do të ndiqte dot modelin korean. Ky njeri që del përditë nga shtëpia e vet ku është karantinuar dhe i ka të gjitha kushtet ka vendosur të bllokojë edhe lëvizjen e thjeshtë të njerëzve nisur nga modeli i Lombardisë që duhet thënë se është shoqëruar me lëvrimin e 25 miliardë eurove ndihmë ekonomike. Zoti Rama ka urdhëruar vetëm karantinimin dhe me dorë në zemër, nga frika personale që ka, u kërkon shqiptarëve të durojnë, të durojnë. Po lutet për fatin e vet duke imponuar një karantinë shkatërrimtare. Pa vepruar për ekonominë, pa lejuar që kitet e testimeve të jenë në treg, pa ndërtuar qendra të reja provizore për trajtim minimal, kryeministri ka vënë kujën e kërkon rregull kur sapo ka nisur frika. Është një provë që me gjasë do të provokojë atë që askush nuk e ka uruar dhe që menduam se e hodhëm pas njëherë e përgjithmonë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo e Korese se Jugut sikur çalon per nje popull si ne qe te genjen dhe te infekton stafin mjekesor. Nqs eshte i vertete si lajm.

Submitted by astrit (not verified) on

Ka nje problem masiv ne kete modelin tone. Te supozojme se tere rastet aktuale do te zgjidhen brenda nje muaji (sherohen apo ca fatkeqesisht mund te humbin jeten) dhe se tere vendi ne Prill eshte ne rregull dhe pa asnje te infektuar. Cili eshte vendimi qe do te ndermarre qeveria te nesermen? A do te ndaloje kthimin ne atdhe te emigranteve nga Italia qe sipas tere mundesive do te vazhdoje te kete nje numer te madh te infektuarish gjate gjithe veres? A ka mundesi tu bllokohet kthimi ne vend personave me passaporte shqiptare qe jetojne ne vendet e tjera qe do te vazhdojne te jene te prekura?
Me duket se shteti shqiptar po nxitohet ne keto masa te forta qe vrasin ekonomine. Sepse problemi nuk zgjidhet fare me kontaminimet brenda vendit, por ato varen nga situata globale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.