Kina akuzon se CoVid 19 është prodhim bioinxhinerik i ShBA

Postuar në 13 Mars, 2020 12:18

 

Një zëdhënës i qeverisë kineze të enjten ka nënkuptuar gjatë një deklarate për mediat se koronavirusi mund të jetë një prodhim i ushtrisë amerikane, i hedhur më pas në qytetin kinez të Uhanit.

Kjo akuzë erdhi një ditë pasi këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien qortoi Kinën për dështim gjatë përpjekjeve për parandalimin e epidemisë, kur përhapja ishte në fazat fillestare.

“Ne kemi bërë një punë shumë të mirë për t’iu përgjigjur kësaj krize. Mënyra se si doli jashtë Kinës, për më tepër marrja e masave që në fillim të përhapjes së virusit, nuk ishte e duhura”, tha të mërkurën O’Brien.

Me sa duket, komenti dhe qëndrimet e tij nuk u priten mirë nga Pekini, ku përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijan, u lëshua një deklaratë shokuese.

Në llogarinë e tij në Twitter, të enjten, ai shkruajti se ushtria amerikane mund të ketë sjellë koronavirusin në qytetin kinez të Uhanit.

“Kur u regjistrua pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar në SHBA? Cilat janë ato spitale që po merren me të infektuarit? Mund të ketë qenë ushtria amerikane që e solli epideminë në Uhan. Tregohuni transparent! Bëjini publike të dhënat tuaja! SHBA n’a detyrohet një shpjegim”, shkroi në Twitter, Zhao Lijian.

Ky koment nuk ishte i vetmi, të enjten, një tjetër zëdhënës i kësaj ministrie qortoi zyrtarët amerikanë për “papërgjegjshmëri dhe imoralitet”, në komentet që fajësonin Pekinin dhe dështimin e tij në parandalimin e koronavirusit si faktorët kryesorë që përhapën virusin në mbarë botën.

Mbi 120 mijë ka shkuar numri i të infektuarve nga koronavirusi në mbarë botën. Rreth 4700 është numri i vdekjeve për shkak të virusit, ku pjesa më e madhe është shënuar në Kinë. Kurse, SHBA, ka raportuar 975 raste me koronavirus, ndërsa 30 persona kanë ndërruar jetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.