Tejkalohet edhe 1946/Toka i takon atij që e zapton

Postuar në 06 Mars, 2020 23:56

Me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi të enjten ligjin për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë. Me miratimin e këtij ligji, qeveria beson se të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të palegalizuara apo regjistrimi i tokave bujqësorë do të marrin fund. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat. Përveç kritikave të Komisionit të Venecias dhe Partisë Demokratike, ky ligj kundërshtohet edhe nga ish-pronarët. Myrshit Vorpsi, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, deklaron se ish-pronarët nuk janë bërë pjesë e këtij ligji.

 “Çfarë është tokë bujqësore e pandarë brenda fondit 700 mijë hektarë që ka qenë në vitin 1990, ky ligj merr përsipër ta ndajë të gjithin....Përftuesit e kësaj toke të pandarë do të jenë të gjithë përfituesit e koperativave bujqësore... Në qoftë se do pyesni se kush nuk përfitojnë nga kjo ndarje po të them që janë pronarët shqiptarë. Kanë qenë në dyert e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, 10 mijë dosje të pashqyrtuara, kërkesa të pronarëve shqiptar, për njohjen, kthimin, ose kompensimin e pronave”.

Ish-pronarët kërkojnë kompesimin për 10 mijë dosje të cilavë u ka mbaruar afati i shqyrtimit nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Për Vorpsin, shteti nuk hodhi asnjë hap për këto dosje pasi fatura financiare është shumë e lartë.

 “Sikur 4 mijë euro të kërkoj shpenzime nga pronarët shqiptarë shqyrtimi i një dosje në dy shkallët e gjyësorit, nje shifër munimale, 10 mijë dosje për 4 mijë euro sa lekë duhet të nxjerrin, sa është shuma. Këtë faturë financiare shteti ia ngarkoi pronarëve”.

Kreu i shoqatës “Pronësi me drejtësi” shton më tej se po u jepet e drejta që të legalizojnë ndërtimet pa leje atyre që kanë zaptuar tokën. Sipas qeverisë, nga ky ligj do të përfitojnë rreth 1 milion parcela toke që do të regjistrohen në emër të pronarit të ligjshëm, që janë bashkuar gjatë periudhës së kooperativës dhe janë copëzuar nga ligji 7501.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.