Turqia provon rrugën ushtarake në Siri

Postuar në 01 Mars, 2020 13:09

Turqia e Recep Erdoganit ka vendosur të provojë një zgjidhje ushtarake në Siri. Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka njoftuar se ushtria turke ka nisur operacionin “Mburoja Pranverore” për t’iu përgjigjur siç tha ai sulmeve të regjimit të Assad në Idlib. 

Rreth 2 200 trupa siriane, një dron, tetë helikopterë, 103 tanke, dhjetëra njësi artilerie, tre sisteme mbrojtëse janë neutralizuar

ka deklaruar Akar.

Pala turke interpreton se ka të drejtë të veprojë në mbrojtje të civilëve në zonën e Idlib, e cila me një marrëveshje mes Ankarasë dhe Moskës në vitin 2018 përcaktohet si zonë ku nuk kryhen veprime ushtarke. Para disa ditësh 34 ushtarë turq vdiqën pas sulmeve ajrore siriane që sipas Turqisë janë ideuar nga Rusia. Deri më tani Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin rus, Putin, ndërkohë që ka vepruar me presion drejt Europës duke hapur dyert për mijëra emigrantë që strehohen në Turqi. 

Ministri i Mbrojtjes Akar ka apeluar për mbështetje nga Perëndimi teksa ka theksuar se ndërhyrja turke ka naturë humanitare dhe synon ndër të tjera edhe ndalimin e fluksit migrator.  Ai ma kërkuar nga Rusia që të ndërhyjë që Assad të kthehet në kufijtë e marrëveshjes së Soçit, e cila mesa duket është minuar sapo Erdogan tendosi shumë lojën e vet gjeostrategjike duke ndërhyrë në Libi ku po luan kumarin më të madh të karrierës së vet. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Turqia ne Idlib ka ngecur keq dhe kurre nuk ka per t'u siguruar. Ndryshe nga sigurimi qe i beri kufirit te saj me futjen brenda Sirise nga Afrin e deri ne Kamishli kundra terroristeve komuniste te PKKse app YPG dhe syrgjynosjen e tyre, ne Afrin Sulltanin Erdoan d ka kap belaja me terroristet e Al Nusres dhe grupe te tjera fundamentaliste qe ia la peshqesh Davutoglu me Ameriken.
Keta pezevnke nuk i pranon asnje shtet, packa se i perdoren si mish per top kundra Assadit per te djegur Sirine. Saudistani i paguante, Turqia me Ameriken i trajnonte, Israeli i mjekonte, Franca dhe Anglia i ushqente etj etj.

Sot, Sulltani ka frike se po iken nga Idlibi do te djegin Turqine, as Saraj ne Tripoli nuk i do......
Perendimi mbeshtet Turqine vrtem me llafe, dhe mire ben, pislliqet qe dikur Davuti beri me Perendimin, sot Erdoani zor se i pastron. Cudia me e madhe eshte se qysh, deri me sot Davutoglu shpetoi pa u arrestuar?!

Turqine nuk d do as Perendimi dhe as Rusia, kjo e fundit e di se nuk mund t'i zere bese sepse eshte anetare e NATOs. Por, perseri si Perendimi edhe Rusia kane interes te bashkounojne me kete te paren, nga pozita gjeografike dhe lidhja e saj me boten islame dhe Azine turkofone.
Turqia nuk mund te perballoje te perballet me Rusine ne Idlib, pasi d di qe Perendimi nuk do te nderhyje.
Trump e ka ber te qarte se nuk i intereson Idlibi e as Afrin e Kamishli por Raka me pasurine e naftes qe ia sigurojne YPG.
Turqia ka qene gjithmone vetem dhe ashtu do te jete, duhet te zgjedh, S400 te Moskes apo patriotet e Washingtonit qe nuk I pa me sy.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.