Dajë Semi i jep fund botës së vet/ShBA firmosin marrëveshjeje paqeje me talebanët

Postuar në 01 Mars, 2020 01:57

Pas 19 vjetësh konflikti të armatosur lufta kundër terrorizmit në Afganistan ka përfunduar me disfatë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Media të ndryshme raportojnë për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes të Dërguarit Special të ShBA për Pajtimin e Afganistanit, Zalmay Khalilzad dhe njërit prej themelues e të lëvizjes Talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar.

 

Marrëveshja është nënshkruar në kryeqytetin e Katarit, Doha dhe ajo parashikon reduktimin e pranisë ushtarake amerikane dhe aleatëve të tyre në Afganistan në 8600 trupa brenda 135 ditëve. Po kështu marrëveshja parashikon tërheqjen e trupave perëndimore nga pesë baza ushtarake në Afganistan në momentin që lëvizja Talebane do të përmbushë detyrimet e veta. 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë Pilatin kur ka kërkuar nga talebanët që të ulin profilin e raporteve të tyre me Al Kaedan dhe grupe të tjera terroriste. 

ShBA ka premtuar se do të kërkojë në OKB adoptimin e marrëveshjes si akt ndërkombëtar legal, pavarësisht se në vitin 2001 nisi ndërhyrjen ushtarake në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit. 

Luftë terrorit dhe terroristë u shpallën edhe talebanët me të cilët sot ShBA ulet si palë e barabartë në tavolinë. 

Paqja mbi të gjitha, edhe pse me talebanët në pushtet Sadam Husein duket si një i moderuar. 

Duket se Trump po konsideron një strategji dalëse për ShBA nga angazhimet e veta ndërkombëtare të cilat kanë traumtizuar rendin ndërkombëtar për të cilin vetë ShBA u investuan më shumë se askush tjetër pas Luftës së Dytë Botërore. Më tej akoma, me luftën e Kosovës nis eksperimentimi i dimensionit moral dhe etik në ndërhyrjet ushtarake që sot mesa duket shpallet si i dështuar. ShBA e sheh sigurinë e vet nën një prizëm nacional duke mos e lidhur atë me ndonjë rol të spikatur ndërkombëtar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.