Shkencëtarët kinezë deklarojnë se coronavirusi nuk e ka origjinën në Wuhan
Shkencëtarët kinezë të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kinez për Kërkime të Trurit deklarojnë në një raport të fundit se coronavirusi i ri, të cilin e quajnë – SARS –COV-2 – nuk ka origjinuar në tregun e ushqimeve të detit në Wuhan. Sipas tyre virusi është importuar nga jashtë dhe për shkak të popullimit të madh të këtij tregu është përhapur shumë shpejt.
Ekipi i drejtuar nga dr. Yu Wenbin ndërtoi sekuencën genetike të virusit në shtamat e marra nga 12 vende në përpjekje për të gjetur burimin e infeksionit. Nga analizat rezultoi se virusi ka patur dy përhapje në 8 dhjetor dhe 6 janar që nuk kanë lidhje me qytetin e Wuhan dhe tregun ushqimor të Huananit. Sipas pretendimit të palës kineze, virusi nisi të përhapet nga personi në person në fillim të dhjetorit, ose në fund të nëntori 2019, por simptomat nisin e shfaqen pasi kontaktit dhe persona infektues mund të jenë edhe ata që ndërkohë nuk kanë simptoma.
Shkencëtarët kinezë thonë se gjetja e burimit dhe pacientit ndërmjetës ka rëndësi për ta parandaluar përhapjen e virusit në të ardhmen. Ata kanë pranuar se nëse alarmi i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, që ngriti në Nivelin 2, paralajmërimin që më 6 janar, do të ishte marrë më seriozisht, atëherë nurmi i të prekurve do të ishte më i ulët.
Add new comment