Ofertë e re për Kosovën nën dirigjimin e Gjermanisë

Postuar në 23 Shkurt, 2020 18:21

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se Serbia nuk do të pranojë ultimatume për Kosovën, por as do të refuzojë ofertat e bëra. Ai ka paralajmëruar se nga fundi i vitit do të bëhet një ofertë të cilën Serbia nuk do të jetë në gjendje ta pranojë. 

Ata do të na ofrojnë një zgjidhje të cilën nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë, jam i bindur se do të ndodhë edhe gjatë këtij viti. Do të përpiqen të na japin garanci për në BE, me kushtin e njohjes së Kosovës, duke na ofruar status special për serbët në pjesë të caktuara, po pastaj çfarë? Do pyes popullin. E pyeta tre vjet më parë, askush nuk e donte si zgjidhje. 

ka thënë Vuçiç. 

Sipas tij edhe i Dërguari Special i BE-së do të ofrojë diçka dhe se në këtë kuadër presidenti ka bërë një paralajmërim duke vënë në dukje se personi në fjalë do të jetë dikush i afërt me Berlinin zyrtar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.