Sikur prokuroria të kishte vërtet këtë standard për hetimin dhe drejtësinë
Sot prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar ndaj një lajmi sipas të cilit hetimi për vdekjen e Konstandin Kacifas ka gjetur si shkak vetëvrasjen.
Prokuroria deklaron se hetimi është ende në fazë paraprake dhe se lajmet e paverifikuara zyrtarisht ndikojnë për keq në të.
Më tej prokuroria bën thirrje që për rastin në fjalë mediat të bazohen në burime zyrtare.
Parimisht organi i akuzës ka të drejtë, por praktikisht këtu kemi dëshminë e një hipokrizie. Kjo sepse prokuroria ka dy vjet që heton vrasjen e Kacifas dhe është hermetike në dhënien e informacionit.
Nga ana tjetër, prokuroria do të besohej dhe kishte të drejtë nëse këtë standard reagimi do ta kishte për çdo dosje. Ne shohim thuajse përnatë gazetarë të shquar të cilët po shqyhen nga njëra dosje në tjetrën, që kanë parë thuajse çdo dosje që duan të shohin, që flasin e përflasin në emër të tyre, që paralajmërojnë dhe parathonë dhe asgjë nuk ndodh. Prokuroria nuk heton, nuk sqaron se nga del ky informacion, nuk merr masa.
Është bërë e qartë se cilat janë motivet e kësaj sjelljeje, sesi prokuroria, pavarësisht se është Dhori, Adriatiku, Arta apo Olsiani sillet njësoj. Një mjet shumëpërdorimësh për politikën. Që është aktualisht një nga plagët e këtij vendi, madje më shumë edhe se gjykata
Comments
Atehere lajmi parakalues
Atehere lajmi parakalues paska qene jo zyrtar, por thashethem! Gje per te cilen gazetat shqiptare dhe gazetaret e tyre duhet te prononcohen!
Prokuroria ka pranuar se
Prokuroria ka pranuar se hetimet nuk jane ne faze perfundimtare dhe nuk ka bere pergnjeshtrim, por ka kerkuar mospublikim versionesh si vetevrasja.
Me nje fjale behet njehere
Me nje fjale behet njehere nje sontazh ne popull permes shtypit! Nje metode kjo mjaft e perdorur nga pushtetet e ndryshme!
Add new comment