Hipokrit dhe i paditur

Postuar në 03 Shkurt, 2020 14:43

Në një takim të zhvilluar sot me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:

…nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë

Kryeministri në këtë rast kryen dy vepra: gënjen hapur dhe dëshmon padijen. Gënjen kur thotë se nuk kemi çuar para drejtësisë njerëz që nuk vërtetojnë burimin e pasurisë sepse nuk ekzistonte SPAK, pasi ligjet në fuqi sigurojnë masa të plota në këtë drejtim. Lexoni p.sh këtë njoftim të Prokurorisë ku mes të tjerave thuhet:

Nga aktet procedurale të hetimeve paraprake krijohen dyshime të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme të mësipërme të rregjistruara në pronësi të shtetasit ____ janë pasuri të krijuara si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Ekzistojnë dyshime se shtetasi Ilir Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit ____, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit.

Janë kryer verifikimet pasurore ndaj shtetasve _____ dhe nuk rezulton që ndonjë nga këta shtetas apo familjarët e tyre të kenë ushtruar ndonjë aktivitet tregtar në kohën e kryerjes së ndërtimit, apo të kenë realizuar të ardhura në ligjshme, në mënyrë që shtetasi ____ të justifikojë shpenzimet e investimit të kryer në lidhje me ndërtimin e pallatit apo që shtetasi ____ të justifikojë shumat e paguara për blerjen e dy apartamenteve të banimit në rrugën ____ Tiranë.

Për këto arsye, në bazë të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Antimafia”), Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të ____, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve

Pra ligji ekziston dhe ai është zbatuar. Tjetër gjë sesi është trajtuar çështja në gjykatë, por kryeministri që ka të gjithë llumin në Parlament nuk mund të justifikohet në këtë mënyrë. Lexoni raportet zyrtare të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për periudhën 2014-2018 janë referuar 6840 raste. 

E ka idenë z. Kryeministër për çfarë po flet vallë? Në vitin 2018, z. Rama mburrte raportin e Moneyval për pastrimin e parave, ndërkohë që vetë përfaqësuesit e KiE-s çmonin e Shqipëria ka legjislacion shumë të mirë, por nuk ka rezultate(shiko videon). Sot kryeministri thjesht ka ndryshuar atë që ishte shumë mirë: LEGJISLACIONIN

Nga ana tjetër zoti Rama ka autorizuar siç thotë 61 padi për shpifje, duke shprehur kështu besimin e vet te sistemi gjyqësor shqiptar. Do të duhej pra të provonte për të kuptuar se sistemi bllokon luftën ndaj korrupsionit. 

Por nuk është vetëm kjo. Shikoni takimet, vlerësimet pozitive që i janë bërë Shqipërisë edhe nga partnerë të huaj që sot bëjnë sikur çuditen nga masat e jashtë zakonshme të qeverisë. 

http://fiu.gov.al/sq/takim-pune-me-ambasadorin-e-delegacionit-te-bashkimit-evropian-ne-tirane-z-luigi-soreca/?fbclid=IwAR09cobiN4Ri3PL_qE576V8-mz33gJtksSKqMQOf7ryslLyrFgx7W52YYw0

Së dyti ai dëshmon padijen pasi ata që nuk provojnë do pasurinë e tyre nuk ka se çfarë hetimi për pastrim parash t’u bësh sa kohë që një gjë e tillë bëhet për të legjitimuar pasurinë dhe integruar atë në sistem transaksioni të rregullt. Dhe kjo lloj qasjeje që ilustron sesa cekët merren vendimet në këtë vend është prova e radhës se jemi përpara një teatri dhe jo një vullneti që me të vërtetë do luftojë krimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.