Njoftim për protestë kundër një biznesmeni

Postuar në 25 Janar, 2020 13:36

Organizata Politike njofton sot në faqen e vet në Facebook se nesër në Tiranë do të mbahet një protestë e minatorëve të Bulqizës kundër siç thotë ajo “biznesmenit Samir Mane dhe qeveritarëve”

Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t'u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme.

Me gjasë edhe nesër media do ta shpërfillë kauzën e tyre. Institucionet do të fusin kokën nën çarçaf, ndërkohë që partitë do të numërojnë paratë e Samir Manes.

Prandaj nesër më shumë se kurrë është e nevojshme të bëhemi një me minatorët. E tyrja është përpjekja e çdo njeriu që dëshiron të jetojë ndershmërisht me punën e vet, e çdokujt që aspiron një shoqëri demokratike dhe me drejtësi shoqërore.

U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Organizatës Politike që nesër në orën 11 të bashkohemi te Ministria e Financave

njofton OP.

Kjo është ndoshta protesta e parë kundër një biznesmeni dhe vendos një dallim me protestat partiake. Mane siç është raportuar në media dhe nga pretendimet e OP-së ka një liçencë në Bulqizë ku nxirret krom. Për OP-në protesta përcillet si çështje e orientimit ideologjik të saj, ndërkohë që situata në Bulqizë nga sa është shkruar është shumë më komplekse dhe implikon interesa edhe të krimit. Duhet thënë se asnjë qeveri nuk ka bërë ndonjë gjë konkrete për përmirësimin real të gjendjes së krijuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Cereku i Tiranes eshte i mbushur me gazetare, telekroniste, kameramane, gazetare televizive, etj.-etj.. Nuk doli nje ekip te shkoje ne Bulqize e te mbledhe prova e fakte, si eshte gjendja atje, c'probleme ekzistojne, c'thote njeri e tjetri?!.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.