Dorëhiqet qeveria ruse. Putin orienton vendin drejt referendumit për ndryshime kushtetuese
Qeveria ruse ka dhënë dorëheqjen. Kështu njofton agjencia shtetërore TASS, sipas së cilës presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka falenderuar kryeministrin e larguar, Dimitry Medvedev.
Për sa më përket, dua të falenderoj të gjithë ëpr çdo gjë që është bërë në këtë fazë të punës sonë të përbashkët, dua të shpreh kënaqësinë për rezultatet e arritura. Jo çdo gjë është bërë, por asnjëherë nuk realizohet gjithçka
citohet Putin.
Ndërkohë njoftohet se Putin ka thirrur një referendum për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të transferojnë më shumë pushtet te kryeministri dhe Parlanmenti teksa sipas disa zërave ai priet të zgjasë qëndrimin në pushtet pas përfundimit të mandatit. Një ndryshim i tillë u bë dy vjet më parë në Turqi, ku Erdogan mori pushtete të mëdha me referendum.
Add new comment