Zjarret në Australi, Bolsonaro: Ku janë Macron e Greta Thunberg?

Zjarret në Australi kanë qenë kryelajm në shumë prej mediave të botës në ditët e fundit të vitit 2019. Presidenti Jair Bolsonaro thotë se ndryshe nga zjarri që përfshiu Amazonën në vendin e tij, për Australinë nuk po ngrihet askush. Bolsonaro është shprehur se kolegu i tij francez, Emmanuel Macron, dhe aktivistja suedeze, Greta Thunberg,e kanë shmangur çdo koment për zjarret që kanë shpërthyer në Australi.
Bolsonaro thotë se zona të ndryshme "janë djegur në Australi dhe unë do të doja të dija nëse Macron ka thënë ndonjë gjë deri më tani. A e kan vënë në dikustim sovranitetin australian? Po ajo vajza tjetër, ajo vogëlushja, ka thënë ndonjë gjë”, ka shtuar Bolsonaro duke iu referuar aktivistes së çështjes së mjedisit, Greta Thunberg, që disa muaj më parë e etiketoi si “ngatërrestare”.
Presidenti brazilian shpesh ka debatuar në distancë me Macron dhe Thunberg për kritikat e tyre për rritjen e zjarreve në Amazonë. Bolsonaro pati thënë se presidenti francez nuk mund të flasë për zjarret e Brazilit sepse ai nuk ka qenë në gjendje të parandalojë djegien e katedrales Notre-Dame në Paris.
TvT
Add new comment