Irani: Axhenda jonë mbetet e pandryshuar. Esmail Ghaani, pasues i Soleimanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër vrasjen e kreut të forcave Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane duke argumentuar se ky veprim u ndërmor për të parandaluar akte të Iranit në të ardhmen.
Megjithatë në shumicën e analizave që janë publikuar për këtë ngjarje, askush nuk është në gjendje të kuptojë se për cilin qëllim Soleimani u godit në këtë moment, nisur nga fakti se edhe më herët SHBA ka patur mundësi objektive për ta likujduar atë. Personi në fjalë ka qenë në vëmendje edhe të mediave që në vitin 2013, pra në kohën e administratës Obama, por ai është kursyer për të shmangur raprezaljet iraniane.
Kreu i Republikës Islamike, Ajatollah Khamenei ka deklaruar menjëherë se vendi i tij do të hakmerret për aktin e kryer nga SHBA dhe ka shpallur tri ditë zie kombëtare në Iran.
Khamenei nuk ka vonuar për asnjë moment por ka caktuar si pasues të Soleimanit, gjeneral brigade Esmail Ghaani me axhendë të pandryshuar nga ajo e paraardhësit të tij.
Ghaani ka qenë zëvendësi i Soleimanit që në vitin 1997 dhe njësoj si ai ka shërbyer në luftën Iran-Irak.
Add new comment