Në SHBA kërkohet Impeach, në Shqipëri imponojnë "Zgjedhje"
Gazeta “New York Times” autorizoi dje në faqen e vet online një editorial të bordit të vet me titull: Akuzojeni!
Në foton e editorialit qëndronte presidenti Donald Trump ndaj të cilit një pjesë e Kongresit ka vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit duke ngritur akuza për përfshirjen e tij në Ukrainë kundër rivalit elektoral Joe Biden. Në lojë është një përplasje e madhe interesash që transmetohet si konfrontim etik mbi atë që konsiderohet si detyrimi i Amerikës për të nxjerrë jashtë zyrës një njeri si Donald Trump.
Gazeta citon ish-presidentin James Madison që flet për tradhëtitnë e një presidenti te fuqitë e huaja, apo konstitucionalistin Noah Feldman që shprehet se “pa vënien nën akuzë, presidenti do të kishte qenë një monark i zgjedhur me votë”. Editoriali është një gjykim në paradhënie për Donald Trump që ka kundër thuajse të gjithë establishmentin mediatiko-politik në SHBA.
Lëvizja e tanishme e asistuar nga një testatë mediatike si gazeta në fjalë është në thelb një manovër antidemokratike sepse në fakt nuk beson te vota. Trump mund të akuzohet për gjithçka, por heqja e tij me mekanizma të këtilllë është në fakt një mënyrë për të shmangur përballjen elektorale dhe për ta parë vitin 2016 si një aksident.
Ky nuk është roli i medias, e cila bën thirrje dhe orienton vendimmarrësit politikë që kanë toleruar rrëshqitjen në një situatë të tillë. Manovrat e oborrit kanë të keqen sepse krijojnë përshtypjen e rreme se sajohen kundër një njeriu të popullit dhe Trump është patjetër një i tillë. Ai është të paktën tribun i popullit online. Role të tilla të medias, apo gazetarëve kemi parë edhe në Shqipëri dhe kjo dëshmon reduktimn e partive politike në organizata personale pa mendim që hyjnë në partneritet me këdo për pushtetin e vet. Por sikundër është konfirmuar ky është një rol i panatyrshëm. Për të sjellë një analogji me Shqipërinë e sotme: detyra strategjike e opozitës së sotme është fitorja e zgjedhjeve me votë dhe mirë apo keq, ajo e ka shprehur gatishmërinë për këtë. Brenda këtij objektivi që është interes publik por jo detyrimisht progres, brendashkruhet objektivi për ta mundur me votë kryeministrin e tanishëm që do ta likujdonte atë politikisht. Shqipëria nuk ka nevojë dhe aq për PD-në në pushtet, por e sigurtë është që e ardhmja ka nevojë që një bacil si kryeministri i sotshëm të asgjësohet me të vetmin antibiotik efektiv: VOTËN.
Është për t’u çuditur nga ana tjetër sesi një vend si SHBA sot promovon Impeach ndaj Presidentit, elita e saj po investohet për zgjedhje të sigurta, teksa pak muaj më parë po këto SHBA refuzuan të njihnin Impeach-in ndaj Edi Ramës në Tiranë, që erdhi nga kriminalizimi i Parlamentit dhe përgjimet e publikuara në gazetën Bild. Na u tha hapur: NË ZGJEDHJE!
Kjo është Amerika: Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.
Comments
Trump
Po flisni ne ajer. Tramp erdhi ne pushtet si Basha ne bashki.pertej kesaj, te vesh ne levizje mekanizmat ligjore per shkarkim ju duket e pamoralshme apo e paligjshme?Persa i perket gazetes new york times ajo ka paraqitur kendveshtrimin e vet lidhur me situaten ndersa ju merreni nga njesi ne darke se sa here pordhi Rama.
Keni 105% te drejte.
Keni 105% te drejte.
Add new comment