Nisin formalisht hetimet në Durrës dhe Tiranë

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 12:32

Prokuroritë e Durrësit dhe Tiranës kanë njoftuar nisjen e hetimeve për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në njoftimet e veta prokuroritë në fjalë bëjnë me dije se do hetohet për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm, si dhe përmbushjen e detyrave të nëpunësve shtetërore për mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Më poshtë njoftimet:

Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrave nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

 

Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore.

Comments

Submitted by Durrsak pa shtepi (not verified) on

Pergjegjesit dihen , te shohim nese Keti prekuroret hyjne ke njerezit apo do na dalin kafshe. Po te ishte marre sado pak ne konsiderate paralajmerimi i sizmiologut Greek, pastaj paralajmerimi i zotit me 21 shtator nuk do kishte kaq shume victims. Keto pjella te dreqit me mendjen se e kaluan te madhen me 21 shtator, i lane njerezit ne menyre
kriminale me objektet e demtuara, se e prisnin termetin tjeter pastaj 40 vjetesh, dhe keto kerrmat nuk do ishin me.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.