Anti-KÇK, Bashës i mbetet në dorë paketa Antimafie
Prezantimi i sotshëm i ligjit special Anti-KÇK nga kryeministri të sjell në mendje Paketën Antimafie të propozuar nga Partia Demokratike pak muaj më parë. Në daljet e veta publke, kryetari i saj, Lulzim Basha deklaronte pikat e kësaj pakete:
Kontratat PPP
Kontratat e koncesionit
Kontratat e Prokurimit Publik
Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike
Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.
Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:
Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi
Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.
Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve
Klima e biznesit përmirësohet
Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike
Këto premtonte z. Basha i cili madje u nisi edhe një letër fantazmagorike bankave që të refuzoni financimin e kontratave koncesionare.
Çfarë mbetet sot nga kjo paketë duket se janë vetëm koncesionet, pasi me ligjin e ri duket se subjektet e krimit të organizuar do të kalojnë në sitë. Mbetet për t’u parë gjithësesi nëse ky ligj i ri do të verifikojë pasurimin nga kanabisi dhe kanabizimi që herbalizoi anëembanë atdheun tonë të bërë.
Add new comment