A do të penalizohet sërish Maqedonia e Veriut për shkak të Shqipërisë?
Disa media në Tiranë citojnë sot një intervistë të presidentit francez Emmanuel Macron dhënë për “The Economist” ku shprehet konsiderata e shumicës së vendeve anëtare të BE-së për negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal
citohet Macron.
Pra Presidenti i Francës po na thotë se nga e gjithë koniunktura europiane e samitit të 18 tetorit një gjë kuptohet fare qartë: Maqedonia e Veriut ka patur konsensusin e të gjitha vendeve por ajo është bllokuar për të mos lënë Shqiprinë vetëm.
Kjo shpjegon edhe viztën e Presidentit maqedonas Stevo Pendarovksi në Tiranë menjëherë pas samitit gjatë së cilës atij ju mor gati me pahir deklarata se Maqedonia e Veriut nuk u penalizua për shkak të Shqipërisë. Paralel me të kryeministri Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut do të ngrijë një pjesë të marrëveshjes së Prespës duke vënë në pikëpyetje një ndër arritjet më të mëdha diplomatike të Perëndimit në këto 30 vjet.
Është qartë se presidenti francez nuk ka ndonjë pozitë për t’u lakmuar. Ai po e mbron vendimi e tij me arsyetime taktike duke kërkuar të mbulojë tensionet që ka povokuar Parisi zyrtare me paqartësinë e mbarë Europës.
Dhe kjo paqartësi është në fakt reale. Në një opinion të djeshëm, ish-zv. Sekretari i Shtetit titulluar: Tradhëtia e Macronit ndaj Ballkanit, diplomati i njohur Chris Hill merrej me këtë qëndrim të Francës duke u përqendruar kryesisht te pasojat e tij për Maqedoninë e Veriut. Hill ka qenë ambasador në Shkup dhe ndoshta akomodohet më mirë me këtë vend, por shfaqet i paqartë për të lexuar synimet e administratës Trump. Hill madje nuk përjashton që Trump të ketë ndonjë synim që dy vendet ballkanike të qëndrojnë jashtë BE-së, ose thjesht, sipas tij, Trump as ia ka idenë asaj që po ngjet në rajonin tonë. Në këtë paqartësi, megjithatë një gjë është e qartë: se edhe nga perspektiva e sigurisë, problemi kryesor në Ballkan shikohet në Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Pompimi i rrezikut rus apo kinez në Tiranë është jo vetëm artificial, por edhe tendencioz për të rënë në sy të ndonjë vendi që e mban në prehër politikën tonë. Incidenti mediatik me teknologjinë 5G që u përdor nga ambasada amerikane për të folur për gazetarinë shkel e shko, në të vërtetë iu përshtat z. Rama që luan me këto lloj perceptimesh si mjete të fundit të triblimit të gjithkujt që tashmë e sheh atë për atë që është.
Koha ikën shpejt dhe ata që vendosin e kanë të qartë se kur vjen puna për të vendosur do të ketë prioritet ai vend që ka më shumë peshë në analizë. Është me të vërtetë pak e besueshme që Maqedonia e Veriut të penalizohet edhe njëherë për Shqipërinë ku duhet thënë se paralel me daullet antiruse ka edhe një hetim për financimet ruse të opozitës që për çudi ka mbyllur gojën.
Add new comment