Djali i Remzi Hoxhës: Edi Rama mbrojti krimet e Berishës (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/reeeeeeeeee_2019_10_31_21.jpg?itok=ZBBEmfo_)
Djali i Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia që u zhduk para 24 vitesh nga SHIK-u ripërsëriti akuzat se ashtu si qeveria e mëparshme, ashtu dhe ajo socialiste nuk ka patur vullnet për të zbardhur këtë ngjarje.
I ftuar në emisionin “Përballje” në Kosovë ai tha se ka kontakuar personalisht me kryeministrin Rama për këtë çështje, por ai e përcolli të ish-ministri i tij Saimir Tahiri.
Ardian Hoxha tha se kishte vënë në dijeni kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, se një nga dëshmitarët kryesorë, Budjon Meçe ishte në Shqipëri dhe mund të viheshin në lëvizje për të rihapur çështjen, por nuk e vunë ujin në zjarr.
Add new comment