Misteri “Macron”, veto Shqipërisë për azilantët, premtim liberalizimi për kosovarët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar dje gjatë një diskutimi në “Opinion” pozicionin e tij mbi akuzat që I janë bërë nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit Rama, Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të ndanin mes tyre 10 miliardë euro në këmbim të konsensusit për ndarjen e Kosovës. Rama nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, por ka zbuluar propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për Kosovën.
Sipas Ramës Macron, gjatë takimit të përbashkët me Merkel dhe liderët ballkanikë ka propozuar që Kosova të pezullojë taksën, Serbia të ndalë fushatën e heqjes së njohjeve të Kosovës dhe në këmbim, nëse nuk do të kishte një marrëveshje për katër muaj, Franca do të hiqte veton për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Rama pretendon se ka këshilluar Haradinajn ta pranojë këtë propozim që sipas tij vjen vetëm një herë, por Haradinaj ka vijuar me të vetën. Ajo çka vjen disi e dyshimtë në këtë deklarim të z. Rama është fakti se Macron vuri veton ndaj Shqipërisë në samitin e para pak ditëve duke gjetur si alibi apo arsyetim pikërisht faktin se nga Shqipëria ka shumë azilantë. Madje Macron ka ngritur dyshimet e veta mbi politikën e liberalizimit të vizave ne Shqipërinë, nisur nga numri i lartë i azilantëve që sipas tij ka shfrytëzuar lëvizjen e lirë.
Pyetja që lind këtu është sesi është e mundur që presidenti I Francës të ndahet në qëndrime kaq të kundërta në harkun e një viti? Është një çështje që zbulon të paktën paaftësinë e shumicës për të sqaruar pozicionin e vet në raport me vendimet e samitit të fundit të BE-së.
Një tjetër çështje që z. Rama ka këmbëngulur të sqarohet është ajo e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Rama ka theksuar disa herë si Zaev nuk ka dhënë dorëheqje, por ka shpallur zgjedhje që do të mbahen pas datës së paracaktuar për ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sqarimi i z. Rama lidhet me analogjinë që po tentohet të bëhet mes tij dhe Zaevit, për të cilin Kryeministri ka përsëritur disa herë se miratoi ndryshimin e emrit. Pra ofroj tjetër konçesion në raport me ndërkombëtarët.
Në fund Rama ka folur edhe për kthimin e personave që janë përfshirë në luftime në Siri, duke përfshifrë edhe një trajtim për rastin e Alvin Berishës. Zoti Rama ka zbuluar se janë rreth 70 gra dhe fëmijë shqiptarë në kampin ku mbahet Alvin Berisha të cilin ai e quajti burg. Sipas tij janë thuajse po kaq meshkuj ndërkohë që ka shtuar se qeveria ka një llan evakuimi i cili tashmë do të varet nga suksesi i operacioneve të ushtrisë turke. Rama po ashtu ka zbuluar se një ndër opsionet e shqyrtuara ka qenë edhe dërgimi në zonë i ministrit të Brendshëm, diçka krejt e çuditshme, teksa ka lënë të kuptohet se qeveria shqiptare nuk ka asnjë përpjekje negociimi për këtë çështje me autoritetet siriane.
Comments
Pse varet evakuimi i ketyre
Pse varet evakuimi i ketyre femijve nga suksesi i nderhyrjes turke ne Siri? Tashme armpushimi mund te vazhdoje edhe me jave e muaj! Qenka e veshtire per te kontaktuar me vete kurdet, qe ruajne te kapurit e ISIS-it? Apo me suksesin e ushtrise turke duhet treguar medeomos "vllazeria" (kupto: nenshtrimi) ndaj babe Erdoganit?!...
Add new comment