Asad reagon ndaj sulmit të Turqisë: I përgjigjemi agresionit me të gjitha format

Postuar në 17 Tetor, 2019 18:04

"Siria do t'i përgjigjet agresionit turk, kudo në territorin e saj, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”-deklaroi Presidenti sirian  Bashar al-Asad, pas vendimit për të dërguar trupat qeveritare siriane në mbështetje të forcave kurde të shënjestruara nga operacionet ushtarake të Ankarasë.

Duke dënuar "agresionin" e Turqisë, Asad u zotua se Siria "do t'i përgjigjej Turqisë dhe do ta përballonte atë, në të gjitha format , në çdo zonë të territorit sirian dhe me të gjitha mjetet e mundshme ligjore".

Ky është reagimi i parë i Bashar al-Asadit pas vendosjes së trupave qeveritare në zonat në veri të Sirisë ku pakicat kurde që nga 9 tetori janë vënë në shënjestër të operacionit ushtarak të Ankarasë. Bashar al-Asad nënvizoi se Siria po i kundërpërgjigjet "pushtimit" të Turqisë "në shumë zona, duke goditur forcat dhe terroristët e mbështetur prej saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.