Kosova voton, a do të ketë një aleancë LDK-VV, që mënjanon linjën e UÇK-së?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/Albini%20Vjosa_2019_10_06_11.jpg?itok=Gc-MHED0)
Këtë vit për herë të parë, përveç vëzhguesve të pavarur të OJQ-ve të ndryshme, procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga prokurorë specialë. Për këtë qëllim, siç njoftoi Prokurori i Përgjithshëm, 44 prokurorë u emëruan në 44 komuna për të parandaluar dhunën, mashtrimin dhe shpërblimin e votave. Fushatat e partive në përgjithësi kaluan pa probleme, por pati përpjekje për ryshfet ndaj votuesve. Autoritetet vendosën gjithsej 154,000 euro gjobë për kandidatët dhe partitë gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Të gjitha sondazhet e kryera gjatë periudhës zgjedhore u japin partive opozitare një avantazh të dukshëm, por asnjë parti nuk pritet të fitojë përqindjen që i duhet për të formuar një qeverinë e vetme.
Fituesi më i mundshëm është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili nuk kandidon për kryeministrër duke propozuar për këtë post, rektoren e Universitetit të Prishtinës Vjosa Osmani. Nëse LDK arrin të formojë një qeveri, Osmani do të jetë kryeministrja e parë femër në Kosovë. Për ta bërë këtë, LDK-së me siguri do të duhet të gjejë një aleat politik që mund të jetë (LVV) e Albin Kurtit, i cili renditet i dyti në sondazhe.
Kjo aleancë, sipas vëzhguesve politikë në Prishtinë, do të çonte në margjinalizimin e gjeneratës së politikanëve që vinin nga linjat e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mund të lehtësonte potencialisht negociatat me Serbinë.
Add new comment