Një qokë e vockël e Top-Channel për Erion Veliajn

Postuar në 05 Tetor, 2019 20:00

Televizioni Kombëtar Top-Channel transmetoi në edicionin qëndror të lajmeve një kronikë mbi qeset plastike dhe dështimin e ministrit Klosi për t’i hequr ato nga përdorimi, duke lënë të kuptohet se ministri në fjalë nuk ka përmbushur një objektiv të vendosur nga kryeministri Rama në 2018.

“Agjencia  Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit kanë detyrën e monitorimit si dhe gjobitjen e bizneseve nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra në rast shkeljesh. Por kontrollet e këtyre institucioneve mjedisore kanë munguar ose subjekte tregtare janë favorizuar. Dyqanet nuk përdorin qeset që janë të riciklueshme, një lloj qeseje ku në të shkruhet emri iprodhuesit, data e prodhimit, si dhe përfshihet simboli që tregon kategorinë e qeses, që është e biodegradueshme.
 Prodhimi dhe tregtimi i qeseve plastike nën 35 mikronë nuk lejohet, megjithatë ky ndryshim ekziston vetëm në letër. Pak muaj pas daljes së vendimit, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që dështoi në ndalimin e qeseve plastike”-
thuhet në kronikën e lajmeve të Top Channel.

Ndotja e mjedisit është një problem real në Shqipëri, por lajmi i transmetuar nuk duket të jetë nisur nga një predispozitë e tillë. Është një konstatim empirik i pa mbështetur në shifra apo në ndonjë vëzhgim i vetë televizionit. Blendi Klosi mund të ketë dështuar vërtetë në këtë nismë dhe bashkë me të edhe qeveria shqiptare, por jo sepse e thotë televizioni në fjalë që deri më sot p.sh nuk ka gjetur asnjë dështim të Erion Veliajt në krye të bashkisë, ndër të cilat mund të përmendim premtimin për heqjen e depozitave dhe furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë. Në këtë kontekst servirja e të tilla lajmeve kuptohet që nuk i shërbejnë interesit publik në rastin më të keq, ndërsa në rastin më të mirë mund të quhen lajthitje profesionale edhe nga media që kanë vite që e bëjnë këtë punë duke e afirmuar veten me misionin kombëtar të informimit. Kujtojmë që ditët e fundit ka patur një përplasje në distancë mes kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit Klosi për ndryshimet ligjore që lidhen me inspektoriatet mjedisore. Veliaj i quajti institucione të korruptuara që duhet të shkrihen dhe të kalojnë në varësi të bashkive, por Klosi u kundërpërgjigj duke folur për interesa të dyshimta të kryebashkiakut.

http://top-channel.tv/2019/10/05/qeset-plastike-rama-nuk-e-mbajti-fjalen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.