Si shpjegohet kjo ngjashmëri?
Sot bota, ajo e vjetra, ajo e demagogjisë, hipokrizisë, ngjan se është ndërsyer si kurrë më parë kundër dy liderëve të fundit të sinqertë: presidentit amerikan Donald Trump dhe Ilir Meta. Të sinqertë sepse këta zotërinj nuk i merr dot për gjë tjetër veç asaj që janë. Dhe mesa duket as nuk thonë dot gjë përtej asaj që përcjellin me pamjen e tyre.
Jemi përpara një rasti unikal antidemagogjik ku politika ka humbur atributet e veta aktoriale. Trump është nën hetim për faktin se ka kërkuar që të ndiqet një ish-zv.president nga një vend i huaj, Meta sepse ka interpretuar Kushtetutën sipas midesë. Trump tha sot se unë luftoj korrupsionin e Bidenëve(familjes Biden) edhe me ndihmën e vendeve të tjera, Meta akuzoi Komisionin e Venecias se llomotit gjëra pa kuptim dhe se ai mbron Kushtetutën.
Mund të duket si luftë ndaj budallallëkut politik, por me siguri që ka një komplot nga establishmenti. Trump dhe Meta përfaqësojnë një aksident në paracaktimin e historisë njerëzore nga forca okulte. Trump ktheu Amerikën, Meta ktheu PD-në. Meta madje ktheu edhe Tomorin në fushë.
Tjetra: Trump është rrezik për qytetërimin, kurse Meta është kthyer në rrezik për Trump. Ky i fundit donte ndarjen e Kosovës, Meta e ndali. Derri do plumb, nuk thonë kot.
Të dy ishullorë të vetmuar në oqeanin e ligësisë dhe intrigës globale që po e kthen njeriun në vegël dhe konsumator të realitetit virtual. Si t’i shpjegojmë këto ngjashmëri? Si ta shpjegojmë relacionin e proceseve analoge? Në krye kanë ardhur njerëz që nuk I besojnë ceremonialit, që janë praktik dhe tërësisht realë, ata janë vetë spektakli dhe realiteti. Ata përfaqësojnë vetëm veten jo sepse na mohojnë ne të tjerëve, por sepse duke mos qenë aktorë, nuk arrijnë të na japin besimin se janë aty edhe për Ne.
Shkenca e komunkimit duhet t’i marrë në konsideratë këta dy individë që janë përgënjeshtrimi i gjallë i parimeve funksionale të politikës siç e njohim sot.
PS: Ndalohet riprodhimi, kopjimi, i plotë apo i pjesshëm i këtij vëzhgimi pa lejen me shkrim, firmë e vulë të redaksisë
Add new comment