Vuçiç i kërkon Greqisë të mos ndryshojë qëndrim për Kosovën
Në një atmosferë veçanërisht miqësore u zhvillua në Neë York, takimi i Presidentit serb Aleksandar Vucic me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidnetit serb thuhet se ky është takimi i parë i dy politikanëve që kur kryeministri Mitsotakis mori detyrën. Aleksandër Vuçiç i uroi fat dhe shprehu bindjen se "Mitsotakis do të jetë në gjendje të zbatojë axhendën ambicioze të qeverisë së tij". Gjatë takimit u konstatua se marrëdhëniet bilaterale janë shumë të mira, megjithatë u shpreh nevoja për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Vucic e falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë kursit evropian të Serbisë. Ai informoi zMitsotakis për zhvillimet në çështjen e Kosovës dhe në veçanti për problemet e paraqitura nga imponimi i njëanshëm i Prishtinës për mallrat nga Serbia.
"Presidenti serb i kërkoi kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të mos ndryshojë qëndrimin e Greqisë për mos njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, duke theksuar se mbajtja e këtij pozicioni është jetik për Serbinë"- thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Presidentit serb. Raportohet gjithashtu se Kyriakos Mitsotakis theksoi se ai mbështet dialogun Beograd-Prishtinë dhe e siguroi presidentin serb se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Add new comment