Mesazh i zyrtarit amerikan: Mos u shkurajoni, ju pret një e ardhme e ndritur!

Amerikanët vijojnë të mbajnë lart moralin e shqiptarëve për të ardhmen që i pret.
Më shumë se optimist mund të quhet mesazhi i zv. shefit të Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania. Ai thotë se rrugëtimi i shqiptarëve do të jetë i ndritur, falë reformës në drejtësi.
Mesazhin e tij ambasada amerikane ne vendin tone e ndau me ndjekesit ne faqen e vet ne Facebook.
Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.” – ka deklaruar ai
Comments
Pas gjyqit te Tahirit, keto
Pas gjyqit te Tahirit, keto deklarime ngjajne me ato te Ali komikut iraken!
C'thote USA ben shqiptaria, c
C'thote USA ben shqiptaria, c'don USA jep shqiptaria. Me shtetet e Amerikes, lulka celi jeta, lule me te bukura jemi ne, lule per ty Amerike.
Keta dhe Departamenti i tyre na nxjerrin mallin e Partise.
Thanas shtrengo rripin se po thane keta (30 vote ns kane genjyer, qysh kur erdhe xhejms bejkeri) se na pret nje e ardhmee ndritur...., dije se do te jete sketerre.
Add new comment