Bilanci paraprak, 51 të lënduar. Katër lëkundje tërmeti që nga mëngjesi
Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit raporton se në datën 21 shtator 2019 janë regjistruar në territorin shqiptar katër lëkundje tërmeti duke nisur me të parin në prën 09:37 në Lagunën e Patokut me magnitudë 3.2, për të vijuar me një tjetër lëkundje në orën 14:04 me magnitudë 5.8, 13 km në verilindje të Durrësit, i treti është ndjerë në orën 14:15 po në Durrës me magnitudë 5.3 dhe i fundit në orën 16:10 në Durës, me magnitudë 4.2.
Nga lëkundjet e orës 16 raportohet por pa një njoftim ende zyrtar dhe përfundimtar se janë lënduar 51 persona, ka patur dëme materiale në banesa dhe objekte.
Add new comment